BallinaEKSKLUZIVESukses i plotë i vizitës së Kryeministrit Mickoski në NRW: Konfirmohen investime...

Sukses i plotë i vizitës së Kryeministrit Mickoski në NRW: Konfirmohen investime të reja gjermane nën koordinimin e Ambasadorit Sela

-


Përgatiti Dashnim HEBIBI

DYSYLDORF / BON — Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga një delegacion i gjerë qeveritar, siç njofton Ambasada e RMV-së në Gjermani ka përmbyllur me sukses të plotë vizitën zyrtare disaditore në landin më të fuqishëm industrial gjerman, Nordrhein-Westfalen (NRW). Vizita e nivelit të lartë, e cila solli rezultate konkrete ekonomike dhe konfirmime për projekte madhore që do të gjenerojnë mijëra vende të reja pune, u realizua nën koordinimin e drejtpërdrejtë diplomatik të Ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Prof. Dr. Ylber Sela.

Rezultatet kryesore dhe marrëveshjet ekonomike:
• Zgjerim masiv i investimeve gjermane: Siç njofton Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Berlin, gjatë takimeve me investitorë strategjikë u konfirmuan plane konkrete që do të ndikojnë direkt në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Kompania e njohur Kromberg & Schubert njoftoi një investim të ri të madh për prodhimin e pjesëve për gjigantin e automobilave Audi, projekt i cili pritet të hapë rreth 2,000 vende të reja pune. Po ashtu, kompania Gerresheimer, e cila ka investuar mbi 120 milionë euro në vend, konfirmoi planet për zgjerim të mëtejshëm të kapaciteteve duke krijuar mbi 1,000 vende të reja pune.


• Takimi me Kryeministrin e NRW-së, Hendrik Wüst: Kryeministri Mickoski zhvilloi një takim pune mjaft produktiv me homologun e tij gjerman, Hendrik Wüst.

Në fokus të bisedës ishte zbatimi i Deklaratës së Përbashkët për Bashkëpunim në ekonomi, arsim dhe energji. Kryeministri Wüst pranoi me kënaqësi ftesën zyrtare për të vizituar Maqedoninë e Veriut në të ardhmen e afërt.


• Vizitë historike në Deutsche Telekom (Bon): Delegacioni qeveritar, i mbështetur nga koordinimi i Ambasadorit Sela, realizoi vizitën e parë të këtij niveli në selinë qendrore të Deutsche Telekom në Bon. Në takimin me drejtuesit e lartë të korporatës u diskutua për zgjerimin e investimeve përtej telekomunikacionit tradicional, duke u shtrirë në industri me vlerë të lartë të shtuar si teknologjitë inteligjente (smart tech), shëndetësia digjitale dhe siguria kibernetike.


• Mesazhi politik nga Samiti i Dyseldorfit: Në kuadër të samitit “NRW Resilience Summit”, Kryeministri Mickoski mbajti një fjalim ku theksoi përkushtimin e vendit për integrimin evropian bazuar në vlerat e përbashkëta, duke nënvizuar se përparimi drejt BE-së duhet të bëhet me dinjitet dhe pa cenuar identitetin kombëtar.

Diplomacia proaktive në terren:
Ambasadori Ylber Sela nënvizoi se ky model i angazhimit të drejtpërdrejtë me landet më të fuqishme federale gjermane, siç është NRW, dëshmon efikasitetin e diplomacisë ekonomike në terren. Përmes platformave të koordinuara nga Ambasada, si tryezat e rrumbullakëta me Dhomën Gjermane të Tregtisë, hapet një rrugë e sigurt për ta rikonfirmuar Gjermaninë si partnerin kryesor tregtar dhe strategjik të Maqedonisë së Veriut. Vizita zyrtare e kryeministrit Hristijan Mickoski në landin gjerman Nordrhein-Westfalen dëshmon se diplomacia aktive dhe bashkëpunimi strategjik me partnerët ndërkombëtarë mund të shndërrohen në rezultate konkrete për ekonominë e vendit. Investimet e paralajmëruara nga kompanitë Kromberg & Schubert dhe Gerresheimer, si dhe interesimi i Deutsche Telekom për sektorë të rinj të teknologjisë, përbëjnë sinjale pozitive për rritjen ekonomike dhe hapjen e mijëra vendeve të reja të punës. Në këtë proces, koordinimi diplomatik i ambasadorit Prof. Dr. Ylber Sela dëshmon rëndësinë e diplomacisë ekonomike si urë lidhëse mes potencialit të Maqedonisë së Veriut dhe fuqisë industriale gjermane. Mesazhi kryesor i kësaj vizite është i qartë: diplomacia nuk duhet të mbetet vetëm në nivel takimesh dhe deklaratash, por duhet të prodhojë investime, zhvillim ekonomik dhe perspektivë më të mirë për qytetarët. / HelveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SPAK heton “Albanian Files”, Zhupa: Libri që mund ta çojë Ramën...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj “Albanian Files”, të cilin...