BallinaAtdheuPresidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

-

Presidenti Bajram Begaj, priti Ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Jonathan Peled Kaynar, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj i uroi Ambasadorit suksese në misionin e tij diplomatik.

Në vijim të takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat këtë vit shënojnë 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, teknologjisë, sigurisë, mbrojtjes kibernetike, turizmit dhe shkëmbimeve mes njerëzve.

Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Studentët i kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme

0
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e re online “Fol me Kryeministrin”, përmes së cilës ai thotë se qytetarët mund të komunikojnë drejtpërdrejt me...