BallinaDiasporaGërvalla kërkon luftë të pakompromis kundër korrupsionit: Askush nuk duhet të jetë...

Gërvalla kërkon luftë të pakompromis kundër korrupsionit: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin

-

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, duke vënë theksin te përgjegjësia institucionale, konfiskimi i pasurisë së paligjshme dhe zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë qytetarët, pa dallim pozite apo ndikimi politik.

Gërvalla i bëri këto deklarata gjatë pjesëmarrjes në panelin kushtuar luftës kundër korrupsionit, në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Ajo theksoi se luftimi i korrupsionit nuk mund të mbetet vetëm në nivel deklaratash, por kërkon vullnet të palëkundur institucional, veprime konkrete dhe përgjegjësi për çdo zyrtar që shkel ligjin.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja theksoi rëndësinë e verifikimit të pasurisë së pajustifikueshme, konfiskimit të përfitimeve të paligjshme dhe ndëshkimit të personave të përfshirë në veprimtari korruptive.

“Lufta kundër korrupsionit kërkon që pasuria e pajustifikueshme të verifikohet, përfitimet e paligjshme të konfiskohen, zyrtarët publikë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe rrjetet kriminale të mos gjejnë strehë në kufijtë e shteteve. Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit”, ka deklaruar Gërvalla.

Ministrja gjithashtu ka rikonfirmuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për të thelluar reformat në sistemin e drejtësisë, për të forcuar mekanizmat institucionalë në parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin me partnerët evropianë.

Sipas saj, konsolidimi i sundimit të ligjit mbetet një nga prioritetet kryesore, me synimin që çdo qytetar dhe zyrtar të trajtohet në mënyrë të barabartë para ligjit. Pjesëmarrja në këtë forum rajonal shërben gjithashtu si një mundësi për të diskutuar sfidat e përbashkëta dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Maqedonci dekoron gjeneralmajorin amerikan Stephen E. Osborn me Medaljen “Shërbim i...

0
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka dekoruar me Medaljen “Shërbim i Shquar” të Ministrisë së Mbrojtjes gjeneralmajorin Stephen E. Osborn, Adjutant të...