BallinaEKSKLUZIVEShqipëria prezanton potencialin turistik dhe mundësitë e investimit në bregdetin shqiptar në...

Shqipëria prezanton potencialin turistik dhe mundësitë e investimit në bregdetin shqiptar në IMMO EXPO Zürich

-

Projektet turistike dhe rezidenciale nga Saranda, Vlora, Velipoja dhe Shëngjini në qendër të vëmendjes së publikut zviceran. Ambasadori Ermal Dredha viziton panairin dhe zhvillon takime me përfaqësues të pushtetit vendor dhe sipërmarrës shqiptarë.

ZÜRICH, Zvicër, 05 nëntor 2026 – Shqipëria ka prezantuar potencialin e saj turistik dhe mundësitë e investimit në sektorin e pasurive të paluajtshme gjatë panairit ndërkombëtar IMMO EXPO Zürich, një aktivitet që krijon mundësi për promovimin e projekteve turistike dhe rezidenciale përpara investitorëve dhe publikut zviceran. Në këtë panair, siç mëson helveticALforum.ch Shqipëria u përfaqësua me projekte dhe oferta investimi nga disa prej destinacioneve më të njohura të bregdetit shqiptar, përfshirë Sarandën, Vlorën, Velipojën dhe Shëngjinin. Prezantimet synuan të evidentonin potencialin e këtyre zonave për zhvillimin e turizmit, ndërtimin e komplekseve rezidenciale dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim ekonomik. Panairin e vizitoi edhe Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, i cili u njoh nga afër me projektet e ekspozuara dhe ofertat e sipërmarrësve shqiptarë. Gjatë vizitës, ai zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, z. Oltion Çaçi, si dhe me përfaqësues të bizneseve shqiptare pjesëmarrëse në këtë aktivitet.

Bisedimet dhe takimet u përqendruan te perspektivat që ofron bregdeti shqiptar për investitorët e huaj, promovimi i destinacioneve turistike dhe zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Pjesëmarrja në IMMO EXPO Zürich përfaqëson një mundësi për t’i prezantuar tregut zviceran jo vetëm bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të Shqipërisë, por edhe projektet konkrete që synojnë tërheqjen e kapitalit dhe krijimin e partneriteteve të reja. Interesi për bregdetin shqiptar lidhet me zhvillimin e sektorit të turizmit, kërkesën për struktura akomoduese dhe zgjerimin e ofertës rezidenciale. Në këtë kuadër, prania e sipërmarrësve shqiptarë në një panair ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme krijon një hapësirë të rëndësishme për prezantimin e projekteve dhe vendosjen e kontakteve me investitorë potencialë.

Ambasada e Shqipërisë në Zvicër mbështet nisma të tilla, të cilat synojnë të forcojnë lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe të afrojnë bizneset shqiptare me tregun zviceran.

Përmes promovimit të destinacioneve bregdetare dhe mundësive të investimit, Shqipëria synon të konsolidojë imazhin e saj si një destinacion me potencial për turizmin dhe zhvillimin e projekteve rezidenciale, duke e kthyer interesin ndërkombëtar në mundësi konkrete bashkëpunimi dhe investimi, njofton Ambasada e Shqipërisë në Zvicër, përcjell helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Presidenti Begaj pret ambasadoren e re daneze, Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard

0
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një takim zyrtar ambasadoren e re të Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Louise Elisabeth Rigtrup...