BallinaDiasporaNë Cyrih organizohet manifestim përkujtimor në nderim të heronjve Afrim Zhitia dhe...

Në Cyrih organizohet manifestim përkujtimor në nderim të heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

-

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih organizon manifestim përkujtimor me rastin e 37-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, dy figurave të rëndësishme të qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për jetën, veprën dhe sakrificën e tyre, më 8 nëntor 2026, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, do të mbahet një manifestim përkujtimor kushtuar kujtimit të këtyre dy heronjve të kombit. Ky aktivitet synon të rikujtojë rrugëtimin, guximin dhe përkushtimin e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut në shërbim të çështjes kombëtare, duke vënë në pah rëndësinë historike të sakrificës së tyre në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Përmes këtij manifestimi, organizatorët synojnë që kujtimi për heronjtë të mbetet i gjallë jo vetëm te brezi që i përjetoi ato kohë, por edhe te gjeneratat e reja, të cilat duhet të njohin historinë, sakrificat dhe vlerat mbi të cilat u ndërtua liria e Kosovës.

Kujtimi i dëshmorëve dhe heronjve të kombit mbetet një detyrim moral e kombëtar, ndërsa aktivitete të tilla në mërgatë dëshmojnë se lidhja me historinë, atdheun dhe figurat që kontribuuan për lirinë e tij vazhdon të jetë e fortë edhe larg Kosovës. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih fton bashkatdhetarët, përfaqësuesit e shoqatave shqiptare dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë manifestim, për të nderuar së bashku kujtimin e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.

Të dhënat e manifestimit:

  • Data: E diel, 8 nëntor 2026
  • Ora: 15:00
  • Vendi: Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih
  • Adresa: Eugen-Huber-Strasse 21A, 8048 Zürich

Lavdi e përjetshme heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu! /helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave

0
Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, kanë zhvilluar këtë të enjte një konferencë të përbashkët për...