BallinaDiasporaDhoma e Biznesit të Diasporës në Konferencën Rajonale “SHE RISES” në Prishtinë

Dhoma e Biznesit të Diasporës në Konferencën Rajonale “SHE RISES” në Prishtinë

-

Nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës, Silva Mecaj, dhe Drejtoresha Ekzekutive, Aurora Sulce , morën pjesë në Edicionin IV të Konferencës Rajonale për Gratë Ndërmarrëse dhe Takimet B2B, “SHE RISES”, në Prishtinë.

E ftuar në panelin kushtuar grave në biznes, Drejtoresha Ekzekutive, Aurora Sulçe, theksoi rëndësinë e instrumenteve konkrete që mundësojnë kalimin nga takimet formale dhe rrjetëzimi drejt bashkëpunimeve reale dhe projekteve të përbashkëta në nivel rajonal. Ajo evidentoi rolin e diasporës në këtë proces, përmes kapitalit, ekspertizës dhe rrjeteve të saj ndërkombëtare.

Një zhvillim i rëndësishëm ishte edhe takimi me drejtueset e dhomave ekonomike të tre vendeve, ku u hodhën ura të reja bashkëpunimi. Në vijim të këtij angazhimi, palët pritet të nënshkruajnë së shpejti një memorandum mirëkuptimi për krijimin e një platforme të përbashkët rajonale, që do të synojë forcimin e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit mes grave sipërmarrëse.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Silva Mecaj dhe Aurora Sulçe zhvilluan gjithashtu takime me gra sipërmarrëse nga rajoni dhe diaspora, duke diskutuar mundësi konkrete partneriteti me Dhomën e Biznesit të Diasporës.

Nga rrjetëzimi te partneritetet konkrete, drejt një bashkëpunimi më të fortë rajonal për gratë në biznes!

#ADBC#SHERISE#WomenInBusiness#Diaspora#RegionalCooperation

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave

0
Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, kanë zhvilluar këtë të enjte një konferencë të përbashkët për...