Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të presë sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesuesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ignazio Cassis. Sipas njoftimit të Presidencës, takimi ndërmjet presidentes Shiroka-Pula dhe kryediplomatit zviceran pritet të mbahet në orën 11:00.
Në fokus të këtij takimi pritet të jenë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si dhe zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në rajon.
Cassis, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, pritet të diskutojë edhe për rolin e kësaj organizate në Kosovë dhe angazhimin e saj për mbështetjen e institucioneve dhe forcimin e stabilitetit./BS










