BallinaAtdheuHaxhiu takohet me ambasadorin e BE-së, në fokus reformat dhe integrimi evropian...

Haxhiu takohet me ambasadorin e BE-së, në fokus reformat dhe integrimi evropian i Kosovës

-

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë Raporti i Komisionit Evropian, procesi i reformave dhe perspektiva evropiane e vendit.

Pas takimit, Haxhiu ka theksuar rëndësinë e angazhimit institucional për përshpejtimin e reformave dhe adresimin e ngecjeve të evidentuara nga institucionet evropiane.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka vlerësuar se rikthimi i Kuvendit në funksion krijon mundësi të reja për t’i dhënë dinamikë procesit reformues.

“Tani që Kuvendi i është kthyer punës, kemi mundësinë t’i japim një ritëm të ri reformave dhe të shënojmë përparim në fushat ku janë evidentuar ngecje”, ka shkruar Haxhiu.

Një ndër temat kryesore të takimit ishte edhe Agjenda e Reformave dhe Plani i Rritjes, me theks të veçantë në përmbushjen e detyrimeve të Kosovës brenda afateve të përcaktuara. Po ashtu, është diskutuar edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Haxhiu ka shprehur gatishmërinë e Kuvendit për të thelluar bashkëpunimin me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, veçanërisht në fushën e procesit legjislativ dhe mbikëqyrjes së zbatimit të reformave. Ajo ka theksuar se avancimi i Kosovës drejt integrimit evropian kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të përbashkët nga të gjitha institucionet e vendit. “Rruga drejt Bashkimit Evropian kërkon punë të vazhdueshme, përkushtim dhe përgjegjësi nga të gjitha institucionet. Besoj se me bashkëpunim dhe me angazhim të përbashkët mund të shënojmë përparim të dukshëm në reformat që i duhen vendit dhe qytetarëve tanë”, ka deklaruar Haxhiu. Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës, ku zbatimi i reformave dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten ndër faktorët kryesorë për përparimin e vendit në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova dhe Zvicra forcojnë partneritetin, Cassis rikonfirmon mbështetjen për vendin

0
Prishtinë, 05 nëntor 2026 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës...