BallinaDiasporaRama në Bruksel takohet me Mark Rutte: Në fokus siguria rajonale dhe...

Rama në Bruksel takohet me Mark Rutte: Në fokus siguria rajonale dhe forcimi i mbrojtjes shqiptare

-

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u prit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Mark Rutte. Në qendër të bisedimeve ishin zhvillimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, transformimi i sektorit të mbrojtjes në Shqipëri dhe përmbushja e angazhimeve të vendit ndaj NATO-s. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi takimin si veçanërisht të rëndësishëm, duke vlerësuar qëndrimin dhe vëmendjen e kreut të NATO-s ndaj zhvillimeve dhe dinamikave të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas kryeministrit, gjatë bashkëbisedimit, Mark Rutte shprehu vlerësime për ecurinë dhe transformimin e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si dhe për përkushtimin e vendit në përmbushjen e detyrimeve dhe standardeve të Aleancës.

Rama theksoi se Shqipëria po tregon seriozitet në angazhimet e saj si vend anëtar i NATO-s, ndërsa vlerësoi edhe mbështetjen dhe fjalët inkurajuese të Sekretarit të Përgjithshëm.

“Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkruan Rama. Takimi në Bruksel vjen në një moment kur siguria rajonale dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse mbeten çështje me rëndësi në agjendën e NATO-s, ndërsa Shqipëria vijon të riafirmojë angazhimin e saj përkrah aleatëve në përmbushjen e objektivave të përbashkëta të sigurisë dhe mbrojtjes, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria forcon bashkëpunimin rajonal në kërkim-shpëtimin ajror, në fokus koordinimi ndërkufitar

0
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH) organizoi takimin e dytë për vitin 2026 të Komitetit Këshillues Rajonal të Kërkim-Shpëtimit Aeronautik (RASARAC), ku në qendër të...