Qendra e Studimeve Albanologjike e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim me Ambasadën e Polonisë në Tiranë, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare “Pikëtakime shqiptaro-polake: Marrëdhënie historike dhe kulturore mes dy popujve”.
Konferenca do të bashkojë studiues shqiptarë dhe të huaj për të trajtuar lidhjet historike, kulturore dhe politike mes Shqipërisë dhe Polonisë, nga kontaktet e hershme historike në shekullin XV, përfshirë figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, deri te marrëdhëniet mes dy vendeve gjatë Luftës së Ftohtë.
Ky aktivitet synon të thellojë njohuritë mbi trashëgiminë e përbashkët dhe të nxisë dialogun e bashkëpunimin akademik shqiptaro-polak.
Data: 5 nëntor 2026
Ora: 10:00
Vendi: Salla “Walter Hoflechter”, Biblioteka Shkencore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Ju mirëpresim!
Biblioteka Shkencore e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkoder
#UNISHK#UniversitetiShkodrës#StudimeAlbanologjike#ShqipëriPoloni#KonferencëShkencore#BashkëpunimAkademik#TrashëgimiKulturore










