BallinaSportiHarry Kane drejt rinovimit me Bayern Munich, marrëveshja pritet të zyrtarizohet brenda...

Harry Kane drejt rinovimit me Bayern Munich, marrëveshja pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh

-

Harry Kane është shumë pranë vazhdimit të aventurës së tij me Bayern Munich. Sulmuesi anglez ka konfirmuar se negociatat për rinovimin e kontratës kanë avancuar ndjeshëm dhe se palët janë vetëm disa detaje larg marrëveshjes përfundimtare.

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë pritet të firmosë një kontratë të re me gjigantin bavarez, ndërsa zyrtarizimi mund të vijë brenda ditëve të ardhshme. Vetë Kane ka bërë të ditur se bisedimet me drejtuesit e klubit kanë qenë shumë pozitive dhe se çështjet kryesore tashmë janë zgjidhur.

“Do të thoja se bëhet fjalë më shumë për ditë sesa për javë. Kemi pasur bisedime të mira gjatë fundjavës dhe edhe sot. Jemi shumë afër marrëveshjes. Pjesët kryesore janë zgjidhur dhe kanë mbetur vetëm disa detaje që duhet t’i trajtojnë avokatët”, u shpreh sulmuesi anglez.

Kane iu bashkua Bayern Munichut në vitin 2023, pas largimit nga Tottenham Hotspur, dhe që prej atëherë është shndërruar në një prej figurave kryesore të skuadrës. Golat dhe paraqitjet e tij kanë bindur drejtuesit bavarezë se ai duhet të jetë pjesë e projektit të klubit edhe për shumë vite të tjera.

Përveç së ardhmes së tij në Mynih, sulmuesi 32-vjeçar foli edhe për objektivat personalë dhe ambiciet në arenën ndërkombëtare. Kane bëri të qartë se trofetë kolektivë kanë më shumë rëndësi për të sesa vlerësimet individuale.

“Do ta shkëmbeja Topin e Artë të radhës me triumfin në Ligën e Kampionëve. Arsyeja pse luajmë futboll është suksesi si ekip”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Bayern Munich është i përqendruar edhe te sfidat e rëndësishme në Ligën e Kampionëve, ku përballja me Atletico Madridin pritet të jetë një test i vështirë për skuadrën gjermane, e cila po përballet me disa mungesa për shkak të dëmtimeve.

Rinovimi i Harry Kane do të ishte një lajm shumë i rëndësishëm për bavarezët, të cilët synojnë të ruajnë një nga armët kryesore të repartit ofensiv dhe të vazhdojnë projektin e tyre drejt sukseseve në Gjermani dhe Evropë, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Forcat shumëkombëshe drejt Ukrainës, 3 mijë ushtarë përgatiten për dislokim pas...

0
Forcat shumëkombëshe mund të vendosen në territorin ukrainas brenda një muaji nga arritja e marrëveshjes së paqes me Rusinë. Misioni parashikohet të ketë karakter...