BallinaDiasporaSHTËPIA E BARDHË HAP DYERT PËR SHOQATËN E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË

SHTËPIA E BARDHË HAP DYERT PËR SHOQATËN E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË

-

Nga Adi Memeti, SHBA

(Mirënjohje për delegacionin dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e kësaj vizite)

Një delegacion i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë zhvilloi një vizitë të veçantë në Shtëpinë e Bardhë, në Washington, D.C. Kjo vizitë shënon një moment të rëndësishëm në historinë e Shoqatës sonë, e cila që nga themelimi, në vitin 2001, ka punuar për promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare në Amerikë.

Gjatë vizitës, delegacioni pati mundësinë të njihte nga afër disa prej ambienteve historike të Shtëpisë së Bardhë. Për të gjithë pjesëmarrësit, kjo ishte një përvojë e veçantë, e mbushur me emocion, krenari dhe respekt për institucionet e një vendi që ka qenë përherë mik dhe mbështetës i shqiptarëve.

Në këtë vizitë morën pjesë anëtarë të Shoqatës, përfaqësues të komunitetit dhe të medias shqiptare në Amerikë: Adnan Mehmeti, president i Shoqatës, së bashku me bashkëshorten, Vilma Tafaj Mehmeti; prof. Bexhet Asani, sekretar; Mëhill Velaj, ish-kryetar; Kozeta Zylo, ish-sekretare, dhe bashkëshorti i saj, Qemal Zylo, themelues dhe drejtor i TV-së dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” në New York; shkrimtarja Merita Bajraktari; gazetarët e Zërit të Amerikës, Laura Konda dhe Shaqir Salihu; politologu Luz Thaqi; gazetarja e Albadreams, Eva Dori; gazetarët Ibadete dhe Shkumbin Teta; Valon Gërbeshi, gazetar i Alba Life; si dhe Mirela dhe Almat Asani.

Screenshot

Mirënjohje e veçantë për Merita McCormack

Një falënderim i veçantë i takon Merita McCormack, anëtare e hershme dhe e përkushtuar e Shoqatës, veprimtare dhe humaniste. Angazhimi dhe kontributi i saj ishin të rëndësishëm në realizimin e kësaj vizite.

Screenshot

Dy ditë në Washington: vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës

Screenshot

Qëndrimi ynë në Washington u pasurua edhe me një vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku u pritëm nga znj. Vlora Ademi, diplomate për kulturë dhe art, dhe znj. Shtrojera Zogaj, diplomate për ekonomi.

Gjatë takimit biseduam për rëndësinë e bashkëpunimit kulturor dhe rolin e diasporës në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Me këtë rast, Shoqata u dhuroi përfaqësueseve të Ambasadës botimet e saj, si shenjë respekti dhe bashkëpunimi.

Falënderojmë Ambasadën e Republikës së Kosovës për pritjen e ngrohtë dhe vëmendjen e treguar ndaj delegacionit tonë.

Një kujtim që mbetet në historinë e Shoqatës

Vizita në Shtëpinë e Bardhë dhe takimi në Ambasadën e Republikës së Kosovës përbëjnë një kujtim të çmuar për të gjithë pjesëmarrësit. Kjo përvojë do të mbetet një pjesë e veçantë e rrugëtimit të Shoqatës sonë dhe një nxitje për të vazhduar punën në shërbim të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Hapet konkursi mbarëkombëtar i poezisë KultStrofa 

0
Konkursi mbarëkombëtar i poezisë KultStrofa shpallet i hapur, dhe sikurse edicionet e kaluara, edhe këtë vit fton të gjithë poetët që të aplikojnë deri...