BallinaKulturaHapet konkursi mbarëkombëtar i poezisë KultStrofa 

Hapet konkursi mbarëkombëtar i poezisë KultStrofa 

-

Konkursi mbarëkombëtar i poezisë KultStrofa shpallet i hapur, dhe sikurse edicionet e kaluara, edhe këtë vit fton të gjithë poetët që të aplikojnë deri më 16 nëntor, kur edhe do të mbyllet konkursi.  

Konkursi mbarëkombëtar i poezisë KultStrofa vazhdon të jetë një prej konkursve më të mëdha në trojet shqiptare, dhe këtë vit po e shënon edicionin e nëntë.  Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus, njëherit edhe organizatore e këtij konkursi ka thënë se poezitë duhet të jenë të papublikuara në asnjë format, ku përfshihen botimet fizike dhe ato online. 

“Konkursi mbarëkombëtar i poezisë KultStrofa vazhdon të jetë një prej organizimeve që kërkon një angazhim dhe dinamikë deri në ceremoninë përmbyllëse, por në të njëjtën kohë është një mbrëmje që sjell shumë emocione, duke pas parasysh shtrirjen e kësaj gare poetike në të katër anët e botës. Vitin e kaluar kemi pas afro 300 poetë që kanë aplikuar në adresën tonë, dhe jemi të sigurt se i njëjti interesim do të jetë edhe këtë vit, duke shënuar kështu edicionin e nëntë me radhë”, ka thënë Pajaziti. 

Për gjithë këto vite, sipas Pajazitit kanë pas një numër të madh të poetëve, duke përfshirë edhe ata që kanë marrë pjesë në konkurs, por edhe në përzgjedhjen e jurive, e që sipas saj, edhe këtë vit, do të jetë një juri shumë profesionale, të cilët edhe do të merren me shqyrtimin e aplikimeve. 

Vitin e kaluar, fituese e kësaj gare është shpallë poetja nga Shkodra, Rozafa Shpuza, kurse konkursi i poezisë KultStrofa vazhdon të mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turzimit.

Të gjithë të interesuarit, poezitë e tyre duhet ti dërgojnë deri më 16 nëntor në kultplus@gmail.com deri në ora 24:00, transmeton kultplus.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Presidentja e Republikës së Kosovës priti në një takim akademik Anastas...

0
Gjatë një vizite në Kosovë, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Anastas Angjeli, zhvilloi një takim miqësor në...