BallinaDiasporaShefi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, merr...

Shefi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, merr pjesë në aktivitetin tradicional të Korpsit Konsullor të Cyrihut

-

Cyrih, 30 tetor 2026 – Shefi i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, ishte në mesin e personaliteteve të shumta diplomatike dhe përfaqësuesve të institucioneve të pranishëm në aktivitetin tradicional të Korpsit Konsullor të Cyrihut. Ngjarja u organizua nga Këshilli Qeveritar i Kantonit të Cyrihut dhe autoritetet e qytetit të Cyrihut, në ambientet prestigjioze të Zunfthaus zur Meise, duke mbledhur përfaqësues të trupit konsullor dhe autoritete të ndryshme kantonale e komunale.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet e ka bërë të ditur edhe vetë Vigan Berisha, i cili përmes një postimi është shprehur se kjo mbrëmje përbënte një mundësi të mirë për takime dhe bashkëbisedime me përfaqësues të trupit konsullor, si dhe me autoritetet e Kantonit të Cyrihut.

“Son­te kishim kënaqësinë të merrnim pjesë në aktivitetin tradicional të Korpsit Konsullor të Cyrihut, të organizuar nga Këshilli Qeveritar i Kantonit të Cyrihut dhe qytetit të Cyrihut në ambientet e Zunfthaus zur Meise. Ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për takime dhe bashkëbisedime me përfaqësues të trupit konsullor, si dhe me autoritetet e Kantonit të Cyrihut”, ka shkruar Berisha.

Aktivitete të tilla tradicionale përbëjnë një mundësi të rëndësishme për forcimin e kontakteve diplomatike, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet përfaqësive konsullore dhe institucioneve vendore. Prania e përfaqësuesit të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në këtë takim dëshmon për angazhimin e përfaqësisë kosovare në jetën diplomatike dhe institucionale të Cyrihut, si dhe për rëndësinë e marrëdhënieve dhe komunikimit të vazhdueshëm me autoritetet zvicerane.

Sipas burimeve të helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ina Zhupa në Parlamentin italian, në fokus protestat, trashëgimia kulturore dhe...

0
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi takime në Senatin dhe Dhomën e Deputetëve të Italisë me drejtuesit e komisioneve...