BallinaEKSKLUZIVEZvicra, një shembull i bukurisë dhe i kujdesit për natyrën

Zvicra, një shembull i bukurisë dhe i kujdesit për natyrën

-

Screenshot

Teksti dhe foto Besnik HEBIBI, Zvicër

Një fotografi nga malet e Zvicrës në stinën e vjeshtës.

Zvicra, në çdo stinë të vitit, ka bukurinë dhe magjinë e saj të veçantë. Kushdo që e viziton këtë vend, qoftë edhe vetëm një herë, e kupton pse shpesh e quajnë parajsë mbi tokë. Nga lartësia e aeroplanit, pamjet e saj duken sikur të ishin krijuar nga dora e një piktori me përvojë të jashtëzakonshme. Malet, pyjet, fushat dhe fshatrat krijojnë një pikturë të rrallë natyrore. Në vjeshtë, malet vishen me ngjyrën e artë, ndërsa natyra merr një pamje madhështore, që të mbetet gjatë në kujtesë. Zvicra i kushton rëndësi të veçantë gjelbërimit dhe mbrojtjes së natyrës. Këtu malet, pyjet, lisat, livadhet dhe çdo hapësirë e gjelbër kanë vlerën dhe rëndësinë e tyre. Janë ndërtuar shumë shtigje dhe rrugë të posaçme, ku qytetarët dhe vizitorët mund të ecin në këmbë, të shëtisin me biçikleta dhe të shijojnë bukuritë e natyrës. Njeriu këtu e ndien veten pjesë të saj dhe mëson ta respektojë. E zgjodha këtë fotografi për lexuesit tanë jo vetëm për t’ua dhuruar bukurinë e maleve zvicerane, por edhe për të përcjellë një mesazh që mendoj se është shumë i rëndësishëm për ne, në atdheun tonë, në tokat shqiptare.

Edhe ne duhet ta duam malin, fushën, pyllin dhe çdo pëllëmbë të tokës sonë.

Shpesh, kur shohim disa nga malet tona gjatë verës, na dhemb shpirti. Në vend të gjelbërimit, hasim mbeturina, plastikë, shishe e papastërti të hedhura pa përgjegjësi. Këto pamje janë të dhimbshme dhe të turpshme për një vend që ka kaq shumë bukuri natyrore. Duhet ta kuptojmë se pyjet dhe malet nuk janë vetëm bukuri për sytë tanë.

Ato janë mushkëritë e tokës, burim jete, ajri të pastër dhe pasuri që duhet t’ua lëmë brezave që vijnë.

Zvicra na dëshmon se bukuria natyrore nuk ruhet vetëm nga vetë natyra, por edhe nga përgjegjësia, ndërgjegjësimi dhe dashuria e njerëzve për vendin ku jetojnë. Nuk mjafton të krenohemi me malet tona, nëse nuk kujdesemi për to. Nuk mjafton të themi se kemi një atdhe të bukur, nëse me duart tona e ndotim dhe e shkatërrojmë atë. Le të mësojmë nga shembujt e mirë. Le t’i mbrojmë pyjet, të mos hedhim mbeturina në male, të mos ndotim lumenjtë dhe të mos e trajtojmë tokën si diçka që nuk ka vlerë.

Atdheu nuk është vetëm shtëpia ku jetojmë, por edhe mali që na rrethon, lumi që rrjedh, fusha që na ushqen dhe pema që na jep frymë.

Ta duam dhe ta ruajmë natyrën tonë, sepse një vend i bukur nuk është vetëm ai që na e ka falur Zoti, por ai që dimë ta mbrojmë edhe ne.

Zvicra është një shembull i mirë se si bukuria e natyrës mund të ruhet. Edhe tokat tona shqiptare e meritojnë një kujdes të tillë!

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ina Zhupa në Parlamentin italian, në fokus protestat, trashëgimia kulturore dhe...

0
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi takime në Senatin dhe Dhomën e Deputetëve të Italisë me drejtuesit e komisioneve...