BallinaArsimiUEJL dhe Policia Pyjore në Tetovë bashkojnë përvojat për luftimin e kriminalitetit...

UEJL dhe Policia Pyjore në Tetovë bashkojnë përvojat për luftimin e kriminalitetit ekologjik

-

Studentët e programit Kriminalistikë dhe Siguri patën mundësinë të njihen nga afër me procedurat policore për trajtimin e veprave penale që dëmtojnë pyjet dhe mjedisin jetësor.

Në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), nën mbikëqyrjen e prof. dr. Muazam Halilit, është realizuar një sesion i mësimit klinik në kuadër të programit studimor Kriminalistikë dhe Siguri, në lëndën Kriminaliteti ekologjik. Aktiviteti, i mbajtur më 28 tetor 2025, u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Policisë Pyjore në Tetovë, komandantit Toni Bilbilovski dhe zyrtarit policor Sejdi Idrizi, të cilët ndanë me studentët përvojat dhe njohuritë e tyre profesionale lidhur me trajtimin e rasteve të kriminalitetit ekologjik.

Gjatë sesionit, vëmendje e veçantë iu kushtua rasteve të vjedhjes së drurëve, dëmtimit të pyjeve dhe procedurave që ndërmerren nga zyrtarët policorë për identifikimin dhe trajtimin e këtyre veprave.

Ekspertët paraqitën shembuj konkretë nga praktika profesionale, duke u mundësuar studentëve të kuptojnë më mirë sfidat me të cilat përballen institucionet përgjegjëse në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të paligjshme që cenojnë pasuritë pyjore.

Ndërlidhja e teorisë me praktikën profesionale

Përmes këtij aktiviteti interaktiv, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me mënyrën e trajtimit të rasteve, procedurat e ndjekura nga zyrtarët policorë dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në luftimin e kriminalitetit ekologjik.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe pasojave të shkatërrimit të pyjeve për mjedisin jetësor, duke theksuar se mbrojtja e pasurive natyrore kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional dhe ndërgjegjësim të shoqërisë.

Interesimi dhe angazhimi i studentëve gjatë diskutimeve dëshmuan rëndësinë e këtij formati të mësimdhënies, i cili u mundëson atyre të ndërthurin njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve me përvojat konkrete nga terreni.

Mësimi klinik, mundësi për përgatitje profesionale

Organizimi i sesioneve të tilla përbën një mundësi të rëndësishme për përgatitjen profesionale të studentëve të Kriminalistikës dhe Sigurisë, duke i afruar ata me punën e institucioneve që merren me parandalimin dhe luftimin e veprave penale.

Bashkëpunimi me përfaqësuesit e Policisë Pyjore ndihmon në zgjerimin e njohurive praktike të studentëve dhe në kuptimin më të mirë të përgjegjësive profesionale në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Ky aktivitet në UEJL dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe atyre të zbatimit të ligjit, me synimin për përgatitjen e kuadrove të afta për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore të kriminalitetit ekologjik dhe për të kontribuar në mbrojtjen e pasurive natyrore, transmeton UEJL, përcjell helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Akademik Anastas Angjeli merr pjesë në konferencën e parë “Dialogues4Peace” në...

0
Akademik Anastas Angjeli përfaqësoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në konferencën e parë ndërkombëtare “Dialogues4Peace”, të zhvilluar në Athinë, në datat 25–27 tetor 2026,...