BallinaDiasporaLAPSH E KANTONIT TË BERNËS, NË SHËRBIM TË GJUHËS SHQIPE DHE KULTURËS...

LAPSH E KANTONIT TË BERNËS, NË SHËRBIM TË GJUHËS SHQIPE DHE KULTURËS KOMBËTARE

-

Shkruan Saime ISUFI, koordinatore e LAPSH-it për kantonin e Bernit

Bernë, 27 tetor 2026- Sonte, në një atmosferë të ngrohtë, miqësore dhe kolegjiale, Kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh) për Kantonin e Bernës mbajti mbledhjen e saj të rregullt, në qendër të së cilës ishte mbarëvajtja e mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe angazhimi i përbashkët për avancimin e tij. Gjatë mbledhjes, secila mësuese paraqiti përvojat, arritjet dhe sfidat me të cilat përballet në punën e përditshme me nxënësit. U diskutua gjithashtu për pajisjen e nxënësve me tekstet e nevojshme mësimore, si një ndër kushtet e rëndësishme për zhvillimin cilësor të mësimit.

Një vend të veçantë në diskutime zuri edhe promovimi i librit të koleges sonë, Mirela Duka-Xoxi, si një ngjarje e mirëpritur kulturore dhe një mundësi për të mbështetur krijimtarinë letrare brenda radhëve tona.

Me përkushtim të veçantë u trajtuan edhe përgatitjet për Festat e Nëntorit, festat që na bashkojnë rreth flamurit, historisë, gjuhës dhe vlerave tona kombëtare. Në këtë drejtim u morën vendime për organizimin e aktiviteteve që do t’u mundësojnë nxënësve tanë ta përjetojnë dhe ta njohin më thellë rëndësinë e këtyre datave historike.

Në mbledhje nuk mungoi as diskutimi i hapur dhe kritik lidhur me pasivitetin e LAPSh-së në nivel qendror, duke theksuar nevojën për një angazhim më të madh, bashkërendim më të mirë dhe përgjegjësi të përbashkët ndaj misionit që na bashkon.

Përtej çështjeve organizative, kjo mbrëmje dëshmoi edhe një herë se puna jonë nuk kufizohet vetëm brenda mureve të klasës. Ajo është një përpjekje e vazhdueshme për ta mbajtur të gjallë gjuhën amtare, për t’ua përcjellë brezave të rinj dashurinë për rrënjët e tyre dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme ndërmjet vendit ku jetojnë dhe atdheut të prejardhjes.

Mbledhja përfundoi në një atmosferë të ngrohtë kolegjiale, me mirëkuptim, respekt të ndërsjellë dhe vullnet për të vazhduar së bashku këtë mision fisnik. Sepse, kudo që mësohet shqipja, ruhet një pjesë e atdheut. Dhe kudo që një fëmijë shqiptar mëson të lexojë e të shkruajë në gjuhën e të parëve, aty vazhdon të jetojë identiteti ynë kombëtar.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Begaj thërret partitë parlamentare në konsultime për datën e zgjedhjeve vendore...

0
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë më 30 tetor konsultime me përfaqësuesit e grupeve parlamentare për përcaktimin e datës së...