BallinaDiasporaDibran Begu zgjidhet Kryetar i ri i Shoqatës Atdhetare Dibra

Dibran Begu zgjidhet Kryetar i ri i Shoqatës Atdhetare Dibra

-

Nga Beqir SINA – New York

Në Staten Island, New York, sot, e diel 25 tetor 2026, u mbajtën zgjedhjet për Kryetar të Shoqatës Atdhetare Dibra – The Dibra Community Organization. Në sallën e lokalit “The Vanderbilt at South Beach”, në Father Capodanno Boulevard Staten Island , anëtarët me prejardhje nga Dibra votuan për presidentin e ri të shoqatës për vitin 2026.

Dy kandidatë u përballën me votën e fsheht: Dibran Begu dhe Arlind Lela.

Pas numërimit të votave, rezultatet ishin të pakontestueshme. Dibran Begu fitoi me 173 vota, ose 67.6 për qind të votave. Arlind Lela mori 82 vota, ose 32.4 për qind. Gjithsej u hodhën 256 vota.

Shoqata Atdhetare Dibra, e themeluar në vitin 1996, i ftoi anëtarët e saj që të merrnin pjesë aktivisht. Sipas rregullave, fletët e votimit u shpërndanë vetëm personave me prejardhje dibrane, pasi çdo votues duhej të regjistrohej në hyrje dhe të hidhte votën e fshehtë.

Numërimi u bë pasi u dorëzuan të gjitha fletët.

Fituesi, Dibran Begu, u shpall zyrtarisht si Kryetar i ri. Shoqata e përgëzoi atë publikisht për fitoren, duke theksuar se vota e secilit anëtar ndërton të ardhmen e komunitetit.

Motto e organizatës mbetet “Uniteti – Progresi – Komuniteti”.

Begu tha se nga thellësia e zemrës, falënderoj të gjithë komunitetin dibran për besimin, dashurinë dhe mbështetjen tuaj.

“Është vërtet një nder të jem President i Shoqatës Atdhetare Dibra (SHAD). Ndihem thellësisht i nderuar nga kjo mundësi dhe shpresoj t’ju shërbej të gjithëve me përkushtimin, respektin dhe angazhimin që meriton komuniteti ynë.

Premtoj të jap më të mirën time për t’ju bërë krenarë dhe për të vazhduar bashkimin e komunitetit tonë për brezat që do të vijnë.”

Faleminderit që keni besuar tek unë. Ju dua të gjithëve

Para tij, shoqatën e kanë udhëhequr veprimtarë të njohur si Hakim Buxhaku (zgjedhur në 2024), Dashnor Miftari, Musa Paçuku, Ilir Rusi, Ibrahim Kolari, Xheladin Pjeçja, Lavderim Cami dhe Muharrem Shehu.

Këta ish-kryetarë kanë punuar me përkushtim për të mbajtur gjallë lidhjen e dibranëve me rrënjët e tyre.

Zgjedhjet e sotme shënojnë një moment të rëndësishëm për diasporën dibrane në New York, dhevmbarë komunitetin .

Shoqata Atdhetare Dibra, vazhdon të shërbejë si urë lidhëse mes dibranëve në Amerikë dhe Dibrës. Anëtarët e pranishëm shprehën kënaqësi për procesin e rregullt dhe për pjesëmarrjen e gjerë.

Dibran Begu merr tani përgjegjësinë për të udhëhequr shoqatën në vitet e ardhshme. Komuniteti dibran pret që ai të vazhdojë traditën e bashkimit, aktivitetet kulturore dhe mbështetjen e vazhdueshme për dibranët në diasporë.

Kush është Dibran Begu?

Dibran Begu është Menaxher i Përgjithshëm në “Savitt Partners LLC” në qytetin e Nju Jorkut dhe kryetar i ri për zgjedhjet presidenciale të vitit 2026 në “Shoqatën Atdhetare Dibra”.

Përvoja Profesionale

• Menaxher i Përgjithshëm: “Savitt Partners LLC” (janar 2022 – në vazhdim); mbikëqyr operacionet, stafin e ndërtesave, marrëdhëniet me qiramarrësit dhe bashkëpunimin me furnitorët për prona të tilla si “530 7th Avenue” në Nju Jork, NY.

• Pozicione të mëparshme:

Menaxher Pronash në “SJP Properties” (Iselin, NJ), Menaxher i Objekteve në “1385 Broadway” për “Savitt Partners”, Koordinator Operacionesh në “Penguin Air Conditioning” dhe Koordinator Projektesh në “Michelangelo Construction”.

• Arsimimi: Diplomë Bachelor në Menaxhim, Administrim Biznesi dhe Operacione nga “University of Phoenix”, si dhe certifikatë në Menaxhimin e Pronave Komerciale nga “New York University”.

Angazhimi në Komunitet dhe Lidership

• Shoqata Atdhetare Dibra (SHAD): Anëtar i vjetër i bordit .

Platforma e tij përqendrohet në zgjerimin e mbështetjes për komunitetin, sigurimin e një aparature CT për Spitalin e Dibrës dhe krijimin e fondeve për bursa arsimore.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh