BallinaDiasporaZËRI I GRAVE TË VETËVENDOSJES JEHON FUQISHËM NË DÜBENDORF TË CYRIHUT!

ZËRI I GRAVE TË VETËVENDOSJES JEHON FUQISHËM NË DÜBENDORF TË CYRIHUT!

-

Bashkim, angazhim dhe ruajtje e vlerave tona kombëtare!

Më 24 tetor, në Dübendorf të Cyrihut, u mbajt tubimi i Grupit të Grave të Vetëvendosjes (GVV), në kuadër të pikës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Cyrih Oberland. Në këtë takim morën pjesë shumë gra shqiptare, të cilat diskutuan për çështje të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Zvicër dhe për aktivitetet e ardhshme.

Tubimin e udhëhoqi sekretarja Hava Kurti Krasniqi, e cila i përshëndeti të pranishmet dhe i falënderoi për pjesëmarrjen. Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Kosova, u bashkua edhe deputetja dhe niherit zëvendëskryetare e parë e Komisionit për Integrim Evrop Liza Gashi, e cila i përshëndeti gratë dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të tyre në jetën shoqërore. Gjatë takimit u diskutua zgjedhjet e mbrendëshme dhe mbarëvajtja, për rolin e gruas në shoqëri, shkollimin në gjuhën shqipe, shëndetësinë, si dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave kombëtare. Pjesëmarrëset ndanë mendime edhe për organizimin e aktiviteteve shoqërore, krijimin e miqësive të reja dhe forcimin e lidhjeve mes grave shqiptare në mërgatë.

Të pranishmeve iu drejtuan edhe kryetari i LVV-së, Valdet Tahiri, dhe nënkryetari, Nezir Avdija, ndërsa në diskutime mori pjesë edhe Albana Blakaj. Takimi u përmbyll me falënderimet e Hava Kurti Krasniqit, ndërsa pjesëmarrëset shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin përmes aktiviteteve të ardhshme. Bashkë për gratë shqiptare, për gjuhën, kulturën dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar!

Ahmet Osmani – Uster, Zvicër

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqyrtimet dhe aprovimet për shtetësinë amerikane

0
Metuku Law PC Zyra Ligjore Metuku Law PC ka monitoruar nga afër rënien drastike të shqyrtimeve dhe aprovimeve për shtetësinë amerikane (N-400), një situatë që...