BallinaAtdheuMinistria e Jashtme jep lajmin: Lehtësohet pajisja me viza për Arabinë Saudite

Ministria e Jashtme jep lajmin: Lehtësohet pajisja me viza për Arabinë Saudite

-

Qytetarët e Kosovës do të kenë më të lehtë të pajisen me vizë turistike për të udhëtuar drejt Mbretërisë së Arabisë Saudite, pas një vendimi të ri të autoriteteve saudite. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, e cila njoftoi se Arabia Saudite ka miratuar kalimin e Kosovës nga Grupi B në Grupin A, ku përfshihen shtetet, qytetarët e të cilave përfitojnë nga procedurat e lehtësuara për pajisjen me vizë.

Njoftimi: 

Lehtësime për pajisjen me vizë për Mbretërinë e Arabisë Saudite

Autoritetet e Mbretërisë së Arabisë Saudite kanë miratuar kalimin e Republikës së Kosovës nga Grupi B në listën e vendeve të Grupit A, shtetasit e të cilave përfitojnë nga procedurat e lehtësuara për pajisjen me vizë.

Ky vendim u mundëson shtetasve të Republikës së Kosovës të pajisen me vizë elektronike ose me vizë në mbërritje, për qëllime turistike.

Ky zhvillim përbën një lehtësim konkret për udhëtimet e qytetarëve tanë dhe shënon një hap pozitiv në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Protesta masive në Tiranë, qytetarët thirrje për mobilizim para Kuvendit: “Nesër...

0
TIRANË – Protesta e qytetarëve dhe studentëve kundër qeverisë vijon në kryeqytet, ku demonstruesit janë zhvendosur në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan nga Kryeministria. Protestuesit...