BallinaDiasporaKryetari Haliti nderohet nga senatori i shtetit të Nju-Jorkut, Kevin S. Parker

Kryetari Haliti nderohet nga senatori i shtetit të Nju-Jorkut, Kevin S. Parker

-

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është nderuar me certifikatë mirënjohjeje dhe proklamatë nderimi nga senatori i shtetit të Nju-Jorkut, Kevin S. Parker, në kuadër të ceremonisë “Humanitarian Platinum Leadership Awards 2026”, të mbajtur më 9 tetor 2026 në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Këto mirënjohje vlerësojnë angazhimin e tij në promovimin e lidershipit rinor, ndërtimin e paqes dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ato janë edhe shenjë falënderimi për mbështetjen dhe kontributin në organizimin e Samitit Botëror të të Rinjve për Paqe dhe të Ardhme të Qëndrueshme, të mbajtur këtë vit në Viti.

Kryetari Haliti falënderoi senatorin Kevin S. Parker për vlerësimin dhe mirënjohjen, si dhe Institutin për Kërkime në Politika Publike dhe Diplomaci (IPPDR), të drejtuar nga Dr. Andrise Bass, për bashkëpunimin dhe partneritetin në realizimin e nismave të përbashkëta për paqe dhe fuqizimin e të rinjve, njofton Komuna e Vitisë, përcjell helveticALForum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gjermania ashpërson kriteret për provimin e gjuhës DTZ, ndryshimet hyjnë në...

0
Kandidatët që synojnë të marrin nivelin B1 në provimin e gjermanishtes për emigrantët do të duhet të plotësojnë kritere të reja në secilën pjesë...

MOS E DIGJNI SHQIPËRINË!