BallinaSportiFadil Vokrri mes tre dinamovitëve, fotografia më e bukur!

Fadil Vokrri mes tre dinamovitëve, fotografia më e bukur!

-

Nga Kemajl Milaim GOCA

Fadil Vokrri mes tre lojtarëve të Dinamos së Zagrebit! Bogdani dhe Z. Zvetkoviqi nuk arritën ta ndalnin qendërsulmuesin e Prishtinës, ndërsa në të djathtë shihet edhe Haxhiqi.

Kjo fotografi u publikua në gazetën “Rilindja” më 1 shtator 1983, një ditë pas fitores së madhe të Prishtinës ndaj Dinamos së Zagrebit.

Ah, kjo gjeneratë!

Në radio Prishtinë jehonte zëri i papërsëritshëm i komentatorit, të madhit Azem Brovina: “Gol, gol, gol, Fadil Vokrri, Vokrri, Vokrri, 3:1 për Prishtinën”.

Kjo ishte më shumë se krenari.

Edhe pas 500 vjetësh, vështirë se do të përsëritet një skuadër e tillë.

Kjo ishte Prishtina që e doja aq shumë.

Kjo ishte Prishtina që kurrë nuk më hiqet nga mendja.

Kjo ishte Prishtina që edhe sot kur e kujtoj ma dridh zemrën.

Kjo ishte Prishtina ma shumë së Prishtinë.

Kjo ishte Prishtina që ma bëri fëmijërinë e lumtur!

Kjo ishte Prishtina e artë!

Sa herë që e shoh këtë fotografi, më ngrihet adrenalina dhe më rikthehen emocionet e atyre ditëve të arta të Prishtinës së famshme.

Prishtinës që shkatërronte me lojë e rezultate klubet e mëdha kroate, serbe, boshnjake, maqedonase, sllovene, Vojvodinës, malazeze.

Edhe kur kundërshtarët e godisnin brenda zonës së 16-metërshit, Fadil Vokrri nuk dinte të rrëzohej lehtë. I kishte këmbët e forta, driblimin magjik dhe një zotësi të jashtëzakonshme për ta mbajtur topin.

Sa herë që e merrte topin, kundërshtarët i kaplonte paniku, sepse e dinin se diçka e veçantë mund të ndodhte në çdo moment.

Eh, kur topat ia dërgonte shoku i tij i ngushtë, Sahit Kelmendi! Ata kuptoheshin me sy, sikur ta dinin paraprakisht se ku do të ishte tjetri.

Prishtina e artë, e papërsëritshme, stadiumi shpërthente si vullkan, herë nga 35 mijë e herë nga 40 mijë shikues!

Vet fotografia dëshmon se kush ishte gjenerata e artë e Prishtinës.

Gjeneratë e pavdekshme.

Gjeneratë që na solli krenarinë.

Gjenerata që i dha shkëlqim Kosovës.

Shpesh 10 shqiptarë në formacionin startues.

Po kjo ishte Prishtina e artë, që bëri miliona shqiptarë krenarë.

Kjo Prishtina e artë, meriton një film me mbi 1000 episode, edhe ato do të janë pak dhe shumë pak.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Haxhiu ia përcjell presidentes Shiroka-Pula ligjin për ndryshimin e kompetencave të...

0
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dhe ia ka dërguar presidentes Justina Shiroka-Pula për shpallje ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e...