Nga Ragip RAMAJ, Gjermani
Prej se jemi nisur
këtyre rrugëve
shiu dhe mjegulla
janë qiell i vjellur vreri
dritare e mbyllur ajri
me xhama të krisur pikëllimi
Ecim me sy mbyllur
retinën e shpresës
ta mbrojmë nga drita
e vetëtimave
bebëzave të ngushtuara
të dritës së mohimit
Që e bartim me vete
ngado që shkojmë










