BallinaAtdheu10 Tetori – Dita Botërore e Shëndetit Mendor, në Prishtinë organizohen dy...

10 Tetori – Dita Botërore e Shëndetit Mendor, në Prishtinë organizohen dy ngjarje

-

Prishtinë – Më 10 tetor shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit mendor, luftimit të stigmës dhe promovimit të qasjes në shërbimet e kujdesit për shëndetin mendor. Kjo ditë synon të mobilizojë individët, institucionet dhe organizatat që të angazhohen më shumë në mbështetjen e personave që përballen me sfida të shëndetit mendor, duke theksuar nevojën për kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme. Dita Botërore e Shëndetit Mendor shërben gjithashtu si një mundësi për profesionistët dhe akterët e kësaj fushe që të diskutojnë për sfidat aktuale, të ndajnë përvojat e tyre dhe të propozojnë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor.

Me rastin e kësaj dite, në Prishtinë janë paralajmëruar dy ngjarje.

Nga ora 10:00 do të mbahet edicioni i tetë i Kongresit Ndërkombëtar, me temën “Shëndeti mendor: sfidat dhe perspektivat e së ardhmes”. Kongresi synon të trajtojë çështjet kryesore që lidhen me shëndetin mendor dhe perspektivat për përmirësimin e kujdesit në këtë fushë.

Ndërkaq, në orën 11:00, klubi “Dëshira” do të organizojë një konferencë për media, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

Shënimi i kësaj dite rikthen në vëmendje rëndësinë e trajtimit të shëndetit mendor si pjesë të pandashme të mirëqenies së përgjithshme, si dhe nevojën për më shumë ndërgjegjësim, solidaritet dhe mbështetje për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Turqia shkarkon Vincenzo Montellën, Arda Turan përmendet si pasardhës i mundshëm

0
STAMBOLL – Federata Turke e Futbollit (TFF) ka vendosur të mos vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin italian Vincenzo Montella, pas një periudhe reflektimi dhe rezultateve...

E GJETA EDHE SOT…