UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) me 35 mijë euro gjobë për shkeljet e evidentuara gjatë ndeshjes Austri – Kosovë.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detajet e plota të shkeljeve për të cilat është shqiptuar ky dënim. Vendimi i Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s është publikuar të premten pasdite./BS










