Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave sot zhvillon ndeshjen kundër Austrisë, në kuadër të play-off-it për kualifikimet e Kupës së Botës 2027. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se hyrja për tifozët do të jetë falas, duke u bërë thirrje që të jenë pranë vajzave kosovare në këtë sfidë të rëndësishme.
“Bashkë për Kosovën, bashkë për ëndrrën e madhe!”, thuhet në mesazhin e FFK-së./BS










