BallinaSportiXhaka rikthehet në stërvitje, gati për përballjen ndaj Brightonit

Xhaka rikthehet në stërvitje, gati për përballjen ndaj Brightonit

-

Granit Xhaka, mesfushori i Sunderlandit, ka vazhduar stërvitjet me klubin dhe është gati për ndeshjen e ardhshme në Premier League.

Mesfushori shqiptar nuk u grumbullua gjatë ndeshjeve të fundit të përfaqësueses, për shkak të çështjes që lidhet me falsifikimin e certifikatës së COVID-19. Të shtunën, Sunderland do të përballet me Brightonin, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Premier League. Xhaka, i cili është një nga liderët e skuadrës angleze, synon të rikthehet me fitore dhe të ndihmojë Sunderlandin të marrë pikët e plota. Pas pesë xhirove të para në kampionat, Sunderland ka grumbulluar vetëm katër pikë, ndaj përballja me Brightonin shihet si një mundësi e rëndësishme për të përmirësuar pozitën në tabelë. Rikthimi i Xhakës në dispozicion pritet të jetë një lajm pozitiv për skuadrën, duke marrë parasysh përvojën dhe rolin e tij si lider në mesfushë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, të plagosur disa persona dhe fëmijë,...

0
Një tornado e fuqishme ka përfshirë zonën bregdetare të Marsalës, në Siçili të Italisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke lënë disa...