Pas një vere të gjatë dhe të nxehtë, Zvicra po përjeton ditët e para që sjellin ndjesinë e vërtetë të vjeshtës. Temperaturat pritet të bien, ndërsa shiu rikthehet në shumë zona të vendit, transmeton 20min.ch. Pas javësh me temperatura të larta dhe mot kryesisht të ngrohtë, në Zvicër po ndryshon atmosfera. E enjtja sjell reshje shiu dhe temperatura më të ulëta, duke shënuar për shumë banorë ditën e parë që ndihet si një ditë e vërtetë vjeshte. Në disa zona, pemët tashmë kanë filluar të marrin ngjyrat karakteristike të kësaj stine. Mëngjeset dhe mbrëmjet janë më të errëta, ndërsa xhaketat e shiut po rikthehen në përdorim pas një vere të gjatë. Vjeshta sjell me vete edhe ndryshime në përditshmëri. Pulovrat e lehta, pijet e ngrohta, supa me kungull dhe shëtitjet mes gjetheve shumëngjyrëshe janë vetëm disa nga gjërat që lidhen me këtë sezon. Për disa, vjeshta është edhe koha ideale për të qëndruar në shtëpi, për të shijuar një pije të ngrohtë apo për të parë filma dhe seriale të preferuara. Për adhuruesit e botës së “Harry Potter”, një maratonë filmash gjatë ditëve të ftohta është një tjetër aktivitet tipik i kësaj periudhe. Me uljen e temperaturave dhe rikthimin e reshjeve, Zvicra po i jep lamtumirën ditëve të nxehta të verës dhe po hyn gradualisht në atmosferën e vjeshtës, transmeton 20min.ch, përcjell helveticALforum.ch.
Vjeshta mbërrin në Zvicër: Shiu dhe temperaturat e freskëta sjellin atmosferën e sezonit
-










