BallinaAtdheuAgron Bajrami emërohet kryenegociator i Kosovës në dialogun teknik me Serbinë

Agron Bajrami emërohet kryenegociator i Kosovës në dialogun teknik me Serbinë

-

Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar Agron Bajramin, ambasador të Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, kryenegociator të Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Vendimi është marrë më 17 shtator 2026 dhe është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës.

Sipas vendimit, funksioni i Bajramit si kryenegociator përfundon me mbarimin e mandatit të kryeministrit, nëse emërimi i tij nuk ndërpritet më herët. Në vendim përcaktohet gjithashtu se Bajrami është i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me legjislacionin në fuqi. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga kryeministri./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

UNË, MËSUESI YT, O ATDHE!

0
Nga Ilmi TAHIRI, KOSOVË Poezi atdhetare Unë, mësuesi yt, o atdhe, me shpirtin tim të kam përqafuar, në ditët kur mbi ty rëndonte dhimbja, me fjalën...