Më 30 shtator 2026, Kryesia e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, në vazhdën e aktiviteteve të saj të planifikuara, organizoi dhe mbajti tribunën e radhës me temën:
„Brishtësia e padukshme në jetën bashkëkohore“
Ligjërues i kësaj tribune ishte Hoxhë Halil ef. Avdulli, imam i Xhamisë në Glarus, i cili me përgatitjen, qartësinë dhe përkushtimin e tij trajtoi në mënyrë të veçantë një temë mjaft të rëndësishme dhe aktuale për jetën e njeriut bashkëkohor.
Hoxhë Halil ef. Avdulli ishte i shoqëruar nga kryetari i Xhamisë në Glarus, z. Fuat Sherifi, si dhe nga një pjesë e Kryesisë së Xhamisë, të cilëve u shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për praninë dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet.
Në emër të Kryesisë së Qendrës sonë, të pranishmit i përshëndeti imami i Qendrës, Fehim ef. Abazi, i cili u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve dhe i falënderoi për pjesëmarrjen dhe nderimin që i bënë këtij aktiviteti.

Në këtë aktivitet morën pjesë një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të xhematit tonë, si dhe mysafirë të nderuar. Ndër të pranishmit ishte edhe Hoxhë Mevludin Zymberi, së bashku me një pjesë të Kryesisë së Qendrës Islame Shqiptare në Renens.
Me këtë rast, Hoxhë Mevludin Zymberi e hapi tribunën me leximin e disa ajeteve nga Kurani i Shenjtë dhe më pas mbajti edhe një fjalë rasti, duke përcjellë urimet dhe përshëndetjet e tij për këtë aktivitet.
Ligjërata e Hoxhë Halil ef. Avdullit ishte e pasur me reflektime, këshilla dhe porosi të vlefshme. Ai trajtoi me profesionalizëm dhe përkushtim brishtësinë shpirtërore, emocionale dhe njerëzore që shpesh mbetet e padukshme në jetën e përditshme, duke sjellë para të pranishmëve këndvështrime dhe mësime të rëndësishme për përballimin e sfidave të kohës.
Për të gjithë të pranishmit, kjo ishte vërtet një mbrëmje e veçantë, e mbushur me reflektime të shumta, këshilla të dobishme dhe mesazhe të rëndësishme nga ligjëruesi.
Kryesia e Qendrës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit, për kontributin dhe praninë e tyre, si dhe veçanërisht për Hoxhë Halil ef. Avdullin, për ligjëratën e tij të përgatitur me kujdes, për shpjegimin e qartë dhe për mesazhet e çmuara që përcolli.

Falënderim i veçantë shkon edhe për Haxhi Ilir Gashi, i cili shtroi darkën për të gjithë të pranishmit, duke i dhënë kësaj mbrëmjeje edhe më shumë ngrohtësi, mikpritje dhe vëllazëri.
Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj mbrëmjeje dhe na mundësoftë të vazhdojmë me sukses aktivitetet tona në shërbim të komunitetit!
Me respekt dhe mirënjohje,
Sektori për Informim pranë Kryesisë
Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion – Lozanë, transmeton helveticALforum.ch.










