BallinaAtdheuLumir Abdixhiku: LDK-ja nuk i nënshtrohet shantazhit

Lumir Abdixhiku: LDK-ja nuk i nënshtrohet shantazhit

-

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike, duke thënë se partia e tij qëndron në rrugën e Ibrahim Rugovës dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në. Abdixhiku ka theksuar se UÇK-ja është pjesë e historisë dhe e lirisë së Kosovës, ndërsa ka deklaruar se LDK-ja nuk i nënshtrohet “etiketimeve, kërcënimeve dhe shantazhit”.

Ai ka kritikuar situatën aktuale institucionale, duke thënë se Kosova ka mbetur “pa institucione, pa mundësi mbrojtjeje, pa kohezion minimal”, ndërsa ka ngritur pyetjen: “Çështja është, kujt i shërbyen, në të vërtetë?”

Postimi i Lumirit:

Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart dhe ta dish rrugën tënde.

Rrugën e Ibrahim Rugovës. Të Kosovës së lirë, të pavarur e në miqësi të përhershme me Amerikën.

UÇK-ja është edhe gjaku ynë. Me Amerikën e NATO-n na lidh vetë liria. Asnjë tregtari patriotizmi nuk ia lejojmë ta përvetësojë historinë që e bëmë bashkë. Kemi rrënjë të forta. Etiketimet nuk na e ndryshojnë bindjen. Kërcënimet nuk na e përcaktojnë qëndrimin. Na keni ngatërruar me mercenarët.

LDK-ja e di kujt i jep llogari; Kosovës dhe njerëzve të saj. Atyre që janë dhe të tjerëve që s’janë që të jemi ne. Përballë tyre kemi përgjegjësi. Përballë shantazhit veç forcohemi.

LDK-ja e di edhe të mbarën për vendin. Po të ishte dëgjuar vizioni ynë, sot do të kishim President dhe stabilitet balancues. Kosova do të kishte angazhim institucional për mbrojtjen e së vërtetës së luftës tonë në botë.

Nuk u dëgjua. U luftua me çdo mjet!

Ja ku mbetëm sot. Pa institucione, pa mundësi mbrojtjeje, pa kohezion minimal në vend.

Ç’ështja është, kujt i shërbyen, në të vërtetë?/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ministri Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një platformë për diskutime mbi...