BallinaAtdheuEdi Rama pret në kopshtin e Kryeministrisë përfaqësinë e Kongresit të SHBA-ve

Edi Rama pret në kopshtin e Kryeministrisë përfaqësinë e Kongresit të SHBA-ve

-

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kopshtin e Kryeministrisë një përfaqësi të Kongresit të Shteteve të Bashkuara (US CODEL). Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga takimi i zhvilluar në kopshtin e kryeministrisë, ku ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Ëendt.

Ndërkaq, më herët delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u prit nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Në takimin, ku delegacioni kryesohej nga kongresmeni Vern Buchanan, kryetar i Komitetit për Partneritetin për Demokraci,  u diskutua për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, si dhe bashkëpunimi për përballimin e sfidave të sigurisë dhe ruajtjen e një rajoni të qëndrueshëm dhe të sigurt. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Ëendt.

Kryetari Peleshi dhe delegacioni amerikan ndanë vëmendjen edhe te përshpejtimi i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, duke vlerësuar rëndësinë e reformave dhe të forcimit të institucioneve demokratike si pjesë e këtij procesi.Një tjetër fokus i takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe i marrëdhënieve të biznesit, me synim krijimin e më shumë hapësirave për investime dhe partneritete mes Shqipërisë dhe SHBA-së, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti me ofertë të re për zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar sonte (19:45) një propozim të ri për zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së presidentit të Republikës së...