Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar takim me gjeneralmajorin Ozkan Ulutas, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të KFOR-it. Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm dhe janë theksuar rezultatet e partneritetit ndërmjet institucioneve vendore dhe KFOR-it.
Ai ka thënë se me gjeneralmajorin Ulutas ka pasur një bashkëpunim të ngushtë dhe të shkëlqyer edhe gjatë mandatit të tij të dytë si komandant i KFOR-it në Kosovë.
Postim i plotë:
Sot zhvillova takim me Gjeneralmajor Ozkan Ulutas, me të cilin edhe gjatë mandatit të tij të dytë si Komandant i KFOR-it në Kosovë kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë dhe të shkëlqyer.
Gjatë takimit tonë, vlerësuam bashkërisht rezultatet e këtij partneriteti dhe theksuam rëndësinë e vazhdimit dhe forcimit të angazhimit të përbashkët ndërmjet institucioneve tona, në interes të sigurisë, paqes dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.
E falënderova Komandantin Ulutaş për përkushtimin, punën dhe kontributin e tij gjatë këtij mandati, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet tona./BS










