BallinaSportiKuqezinjtë sot kërkojnë fitoren ndaj Finlandës

Kuqezinjtë sot kërkojnë fitoren ndaj Finlandës

-

Finlanda dhe Shqipëria do të përballen sot në një ndeshje të rëndësishme të Grupit 1 të Ligës C, në kuadër të edicionit 2026/27 të Ligës së Kombeve. Shqipëria hyn në këtë përballje nga pozita e lideres së grupit, me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve. Kuqezinjtë kanë regjistruar dy fitore, fillimisht 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe më pas 3-0 kundër San Marinos.

Në anën tjetër, Finlanda ka grumbulluar katër pikë dhe renditet e dyta. Finlandezët e nisën kampanjën me një fitore të thellë 7-0 ndaj San Marinos, ndërsa në ndeshjen e fundit barazuan 0-0 me Bjellorusinë.

Historikisht, Finlanda ka avantazh në përballjet direkte. Nga shtatë ndeshjet e zhvilluara mes dy kombëtareve, finlandezët kanë fituar katër, Shqipëria dy, ndërsa një takim ka përfunduar në barazim.

Megjithatë, Shqipëria ka hyrë në këtë edicion me formë të mirë dhe pas dy fitoreve radhazi kërkon të vazhdojë serinë pozitive edhe në transfertën ndaj Finlandës.

Në repartin ofensiv, kuqezinjtë pritet të mbështeten te Rey Manaj, ndërsa Myrto Uzuni dhe Anis Mehmeti pritet të kenë gjithashtu rol të rëndësishëm.

Ndeshja Finlandë–Shqipëri zhvillohet sot, nga ora 15:00.

Formacionet e mundshme:

Finlanda: Hradecky; Stahl, Miettinen, Koski, Lahteenmaki; Kairinen, Markhiev, Kamara; Walta, Pohjanpalo, Keskinen

Shqipëria: Sherri; Sina, Ismajli, Djimsiti, Mitaj; Shehu, Asllani; Uzuni, Muci, Mehmeti; Manaj. /BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tetë ndeshje në Ligën e Kombeve

0
Futbolli i kombëtareve sjell sot një program të pasur në Ligën e Kombeve, ku në tri nivele të garës do të zhvillohen gjithsej tetë...