BallinaSportiKombëtarja e Zvicrës luan që tani për një bonus special për Euro...

Kombëtarja e Zvicrës luan që tani për një bonus special për Euro 2028

-

Kundër Sllovenisë, Zvicra të shtunën jo vetëm që mund të bëjë një hap të madh drejt Ligës A, por edhe të përmirësojë rrisë për pjesëmarrje në Euro 2028. Megjithatë, selektori Murat Yakin paralajmëron për kundërshtarin.

“Situata para ndeshjes së tretë të Ligës së Kombeve, të shtunën në Luzern në orën 20:45, është edhe më e favorshme, Sllovenia barazoi 0:0 me Skocinë në ndeshjen e saj të parë.

Kështu, me një fitore ndaj Sllovenisë, Zvicra do t’i distanconte të gjitha ekipet e tjera me të paktën pesë pikë. Sipas platformës statistikore “Football Meets Data”, Zvicrës i atribuohej tashmë një probabilitet prej 93.7% për ta përfunduar grupin e saj në Ligën B në vendin e parë”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.

Për Zvicrën, kjo vjeshtë nuk ka të bëjë vetëm me rikthimin në Ligën A të Kombeve. Me një fitore ndaj Sllovenisë, zviceranët do të bënin gjithashtu një hap të rëndësishëm drejt Euro 2028.

Ndarja e vazove për grupet e kualifikueseve, shorti i të cilave do të hidhet më 6 dhjetor në Belfast, bazohet në renditjen e përgjithshme të Ligës së Kombeve. Meqë Zvicra garon në Ligën B, një vend në vazon 1, ku ndodhen 12 ekipet më të mira, nuk është i mundur.

Në vazon 2 do të jenë katër ekipet e renditura të fundit në Ligën A, si dhe ekipet që përfundojnë në vendet e para dhe të dyta në grupet e Ligës B. Me një fitore ndaj Sllovenisë, Zvicra do ta kishte pothuajse të sigurt një nga dy vendet e para të grupit dhe në kualifikimet për Euro 2028, që zhvillohen në vitin 2027, do të përballej me një kundërshtar nga vazo më e lartë.

Megjithatë, ndeshja ndaj Sllovenisë nuk pritet të jetë e lehtë. Sllovenët, njësoj si Zvicra, nuk kanë pësuar gol në dy ndeshjet e para.

Barazimi 0:0 ndaj Skocisë, megjithatë, u shoqërua edhe me fat për Slloveninë.

“Do të jetë një kundërshtar që do të na vërë në vështirësi,” tha Murat Yakin./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SHQIPËRIA SYNON NJË TURIZËM ME MË SHUMË TË ARDHURA DHE SEZON...

0
TIRANË – Shqipëria synon të hyjë në një fazë të re të zhvillimit të turizmit, ku suksesi i sektorit të mos matet vetëm me numrin...