BallinaAtdheuBegaj pret Ursula von der Leyen: Integrimi në BE, objektivi strategjik i...

Begaj pret Ursula von der Leyen: Integrimi në BE, objektivi strategjik i vendit

-

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka pritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe rikonfirmoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet objektivi strategjik i vendit.

Kreu i shtetit e cilësoi këtë proces si transformues për forcimin e institucioneve, demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve, duke theksuar se Shqipëria ka përparuar ndjeshëm në negociatat drejt finalizimit.

Plani i Rritjes, SEPA dhe Eu4schools u përmendën si shembuj të prekshëm të suksesit të këtij procesi.

“Shqipëria i qaset këtij procesi me besim, por edhe me një kuptim të qartë të përgjegjësisë që ai mbart. Ambicia jonë është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë përparimin drejt mbylljes së të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027,” theksoi Presidenti Begaj.

Gjatë takimit, kreu i shtetit nënvizoi se sundimi i ligjit, reforma në drejtësi dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten përparësi themelore.

Ai rikonfirmoi qëndrimin se anëtarësimi i Shqipërisë në BE duhet të bazohet në meritë dhe rezultate konkrete.

“Ne besojmë se e vetmja rrugë e qëndrueshme është ajo e reformave konkrete. Jo vetëm të bëjmë ligje, por të rrisim standardet sipas atyre evropiane dhe t’i vëmë në zbatim,” u shpreh presidenti Begaj.

Kreu i shtetit riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar rrugën e saj evropiane me përgjegjësi dhe përkushtim, duke kontribuuar njëkohësisht në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe të Evropës, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Maqedonci takon ambasadorin gjerman, diskutojnë për sigurinë dhe zhvillimin e FSK-së

0
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për situatën e...