BallinaSportiTrajneri i ri i Baselit flet për Shaqirin: “Është qartësisht një lider”

Trajneri i ri i Baselit flet për Shaqirin: “Është qartësisht një lider”

-

BASEL – FC Basel ka prezantuar trajnerin e ri Slaviša Jokanoviq, ndërsa në konferencën për shtyp në fokus ishin zgjedhja e teknikut serb, kritikat ndaj drejtimit të klubit dhe roli i Xherdan Shaqirit në skuadër. Presidenti i FC Basel, David Degen, e nisi konferencën duke iu përgjigjur kritikave që kanë shoqëruar punën e tij në krye të klubit. Degen tha se kritikat ndaj tij nuk janë diçka e re dhe mohoi ekzistencën e një “sistemi Degen”.

“Besoj se kjo ka qenë gjithmonë kështu ndaj meje. Nuk është sistemi Degen, por sistemi FC Basel. Unë nuk ndiej fare ndonjë kundërvënie dhe as nuk e di nga mund të vijë ajo”, u shpreh presidenti i klubit.

Pse u zgjodh Jokanoviq?

Një nga çështjet kryesore të konferencës ishte zgjedhja e Slaviša Jokanoviqit si trajner i ri i Baselit. Sipas mediumit zviceran Blick, pyetja nëse Jokanoviqi ishte vërtet profili që kërkonte klubi ishte ndër temat e rëndësishme të konferencës. Drejtori teknik i FC Basel, Andreas Herrmann, shpjegoi se klubi kishte analizuar nevojat e skuadrës përpara se të merrte vendimin për trajnerin e ri.

“Gjatë analizës konstatuam se çfarë na nevojitet. Për ne ishte shumë e rëndësishme që ai të mos kishte festuar vetëm trofe dhe ngjitje në kategori, por të kishte ditur të përballonte edhe periudha të vështira”, deklaroi Herrmann. Kjo qasje, sipas drejtuesve të klubit, ishte një prej faktorëve që ndikoi në zgjedhjen e Jokanoviqit për të drejtuar skuadrën.

Jokanoviq flet për Shaqirin

Në qendër të vëmendjes ishte edhe Xherdan Shaqiri, i cili shihet si një prej figurave kryesore të skuadrës së Baselit. Jokanoviqi e cilësoi reprezentuesin shqiptar të Zvicrës si një lider dhe shprehu pritshmëri për një bashkëpunim të mirë me të.

“Shaqiri është qartësisht një lider. Është më shumë një klub i Shaqirit sesa klubi im aktual. Pres një bashkëpunim të mirë”, tha trajneri i ri i Baselit. Jokanoviqi u pyet gjithashtu për të kaluarën e tij profesionale, përfshirë periudhën e punës te Dynamo Moska pas nisjes së konfliktit në Ukrainë. Trajneri serb tha se nuk dëshironte që politika të ishte pjesë e diskutimit të tij në lidhje me futbollin.

“Para së gjithash, unë nuk jam person politik, por një person i futbollit. Fillova të punoja për Dynamo Moskën pasi filloi konflikti. Kjo është pjesë e punës sime. Por preferoj të mos flas për politikën. Nuk është kjo arsyeja pse jam këtu”, deklaroi Jokanoviqi. Ai shtoi se gjatë karrierës së tij ka punuar në vende të ndryshme dhe se objektivi i tij në Basel është i qartë: të ketë sukses me klubin. Me ardhjen e Jokanoviqit, drejtuesit e FC Basel synojnë të nisin një kapitull të ri në drejtimin sportiv të skuadrës, ndërsa vëmendja tashmë është te rezultatet dhe bashkëpunimi mes trajnerit të ri, Shaqirit dhe pjesës tjetër të ekipit./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka takuar në Strasburg nënkryetarin e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prof. Ardian Gola,...