Kombëtarja shqiptare luan në “Stadio Olimpico” të Serravale, ndeshjen ndaj San Marinos këtë të martë. E ndonëse dot jetë udhëtuese, pritet që këtë sfidë ta luajë sinë shtëpi për shkak të pranisë së madhe të fitove shqiptarë në impiantin prej pak më shuam se 6 mijë vendesh. Biletat e rezervuara për tifozët miq, pra për ata shqiptarë, kanë avulluar prej ditësh. Por kjo nuk do të ndalojë tifozë të tjerë kuqezinj të blejnë bileta për të ndjekur nga afër Shqipërinë.
Rregullorja në fakt ua lejon atyre të anashkalojnë kufizimet për tifozët udhëtues. Përveç tribunës së “ultrasve” të San Marinos, pjesa tjetër e stadiumit nxirret në shitje gjithmonë për tifozët neutral. Rregulli për shitjen e biletave parashikon që ata të kenë leje qendrimi në San Marino ose Itali për të blerë një të tillë dhe duke pasur parasysh numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë përtej Adriatikut, parashikohet që kjo ndeshje do të shohë tribunat e mbuluara me fanellat kuqezi./BS










