BallinaKulturaFshati Vuno shpallet pasuri kulturore e paluajtshme Qendër historike

Fshati Vuno shpallet pasuri kulturore e paluajtshme Qendër historike

-

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar vendimin për shpalljen e fshatit Vuno pasuri kulturore të paluajtshme, me kategorinë “Qendër Historike”, si dhe për përcaktimin e zonës së tij të mbrojtur.

Sipas vendimit, zona e Qendrës Historike të fshatit Vuno përcaktohet në bazë të hartave të zonifikimit dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), të cilat i bashkëlidhen vendimit.

Krahas shpalljes së Qendrës Historike, Qeveria e Shqipërisë ka miratuar edhe planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e saj, si dhe të zonës së mbrojtur përreth.

Me vendimin e ri shfuqizohet vendimi nr. 30, i datës 20 janar 2016, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e Qendrës Historike të fshatit Vuno dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj dhe të zonës së mbrojtur përreth”.

Vendimi ngarkon Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor me publikimin e hartave të Qendrës Historike dhe zonës së mbrojtur në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të kryejë regjistrimin në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Bashkia Himarë.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”, transmeton atsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tifozët zviceranë befasojnë në Shkup, nderojnë Granit Xhakën

0
Tifozët e Zvicrës kanë krijuar momente të veçanta në stadiumin “Todor Prioeski” në Shkup, duke brohoritur emrin e Granit Xhakës dhe duke ngritur lart...