BallinaAtdheuShefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën

-

Shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral Chad Daniels, i shoqëruar nga oficerët e shtabit të tij, ka qëndruar për një vizitë në Mitrovicën e Veriut për të vëzhguar nga afër angazhimin e vazhdueshëm të personelit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU). Përmes një njoftimi zyrtar, KFOR-i bëri me dije se kjo vizitë dëshmon përkushtimin e misionit për të ruajtur një prani të dukshme, për të bashkëpunuar me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të pasur një pasqyrë të qartë të situatës në terren, duke përshtatur praninë e tij përmes një qasjeje graduale dhe të bazuar në kushte.

Gjeneralbrigade Daniels theksoi se siguria reale arrihet përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët.

“Siguria fillon me njerëzit. Çdo bisedë, çdo shtrëngim duarsh dhe çdo mundësi për të dëgjuar na ndihmon të kuptojmë më mirë komunitetet të cilave u shërbejmë. KFOR-i do të vazhdojë të angazhohet ballë për ballë me njerëzit nga të gjitha komunitetet anembanë Kosovës, sepse siguria e qëndrueshme ndërtohet përmes besimit, respektit dhe lidhjes njerëzore”, deklaroi Daniels. Sipas njoftimit, këto aktivitete ndihmojnë në vlerësimin e vazhdueshëm të situatës së sigurisë, duke mbështetur përpjekjet e KFOR-it për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët në Kosovë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

JAVA E MIRËSEARDHJES PËR STUDENTËT E RINJ, 1 TETOR 2026

0
Të dashur studentë, Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2026/2027, Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” ju uron mirëseardhjen dhe ju fton...