BallinaEKSKLUZIVEGjermania shqyrton uljen e kuotave për punëtorët e Ballkanit

Gjermania shqyrton uljen e kuotave për punëtorët e Ballkanit

-

Një plan konkret për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën Shengen do të mund të rikthente besueshmërinë e Bashkimit Evropian në rajon. Kjo është një nga propozimet e Christoph Bender, zëvendëspresident i Qendrës Evropiane për Iniciativa për Stabilitet (ESI), në një analizë të publikuar në gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”.

Sipas Bender, Bashkimi Evropian po përballet me vështirësi për të ruajtur ndikimin e tij në fqinjësinë e drejtpërdrejtë, ndërsa procesi i zgjerimit ka qenë historikisht një prej instrumenteve kryesore të politikës së jashtme evropiane. Në këtë kuadër, ai propozon që vendet anëtare t’i kërkojnë Komisionit Evropian të hartojë një katalog të qartë kriteresh, të bazuara në rregullat e Shengenit. Këto kritere do të përfshinin kontrollin e kufijve të jashtëm, politikën e vizave, bashkëpunimin policor, mbrojtjen e të dhënave dhe sundimin e ligjit. Sipas propozimit, Komisioni Evropian do të publikonte çdo gjashtë muaj raporte mbi përparimin e vendeve të rajonit në përmbushjen e kushteve. Anëtarësimi në zonën Shengen do të mund të miratohej vetëm pasi shtetet përkatëse të kishin përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara. Bender argumenton se një mekanizëm i tillë do të mund të ndikonte në stabilitetin e vendeve më të ndjeshme të rajonit, përfshirë Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën, duke ofruar një perspektivë konkrete integrimi në vend të pasigurive të vazhdueshme rreth procesit evropian.

Gjermania shqyrton ndryshimin e rregullave për punëtorët e Ballkanit

Në të njëjtën kohë, një tjetër zhvillim po tërheq vëmendjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas raportimeve të “Die Zeit”, qeveria gjermane po shqyrton mundësinë e reduktimit të numrit të punëtorëve nga rajoni që mund të hyjnë në tregun gjerman të punës përmes të ashtuquajturës “Rregullore për Ballkanin Perëndimor”. Kjo skemë u mundëson qytetarëve të Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë të marrin leje pune në Gjermani përmes një kontrate pune dhe brenda kuotës së përcaktuar vjetore, pa qenë e nevojshme të dëshmojnë paraprakisht njohuri të gjuhës gjermane apo kualifikime profesionale.

Kuota vjetore u dyfishua në vitin 2024, duke arritur në 50 mijë persona, ndërsa tash në Gjermani po diskutohet mundësia e përgjysmimit të saj. Megjithatë, një ndryshim i tillë po has kundërshtime nga përfaqësues të ekonomisë gjermane. Shoqata Federale e Punëdhënësve Gjermanë (BDA) thekson se kërkesa për punëtorë mbetet e lartë, veçanërisht në sektorë si ndërtimi, logjistika dhe gastronomia. Edhe Vanessa Ahuja nga Agjencia Federale e Punësimit ka paralajmëruar për pasojat që mund të ketë një reduktim i kuotave, duke e konsideruar skemën një mekanizëm që u ka lehtësuar kompanive gjermane gjetjen e fuqisë punëtore. Kundër kufizimit të rregullores janë shprehur edhe zëra nga politika gjermane, përfshirë deputeten e CDU-së, Sandra Karstensen. Në këtë mënyrë, ndërsa në Bruksel po shtohen thirrjet për një perspektivë më konkrete evropiane për Ballkanin Perëndimor, në Berlin debati për migracionin e punës nga rajoni mbetet i hapur. Dy zhvillimet prekin drejtpërdrejt marrëdhëniet mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit, në një kohë kur integrimi evropian dhe lëvizja e fuqisë punëtore vazhdojnë të jenë ndër çështjet kryesore për rajonin, transmeton gtema.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Konjufca në Nju Jork: Kontributi i diasporës shqiptare në SHBA është...

0
Nju Jork – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë vjetore të...