BallinaAtdheuRama në Këshillin Europian të Korporatave: “Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”

Rama në Këshillin Europian të Korporatave: “Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”

-

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e tetë të Këshillit Europian të Korporatave, ku vuri theksin te rëndësia e paqes, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësive për brezat e ardhshëm.

Në fjalën e tij, Rama e cilësoi pjesëmarrjen në këtë forum si një nder dhe privilegj, duke vlerësuar rolin e tij në bashkimin e ideve, përvojave dhe njohurive nga burime të ndryshme.

“Dua të them se është një nder i veçantë dhe privilegj t’ju bashkohem. Kjo platformë, e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme”, u shpreh kryeministri.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës së tij iu kushtua lidhjes mes paqes dhe zhvillimit ekonomik. Rama argumentoi se paqja nuk duhet parë vetëm si një objektiv diplomatik, por si një faktor themelor për krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin.

“Paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur”, deklaroi ai.

Kryeministri u ndal edhe te përgjegjësia ndaj brezave të ardhshëm, duke e cilësuar horizontin e mundësive që u lihet atyre si një nga treguesit kryesorë të progresit.

“Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lëmë atyre që vijnë pas nesh. Dhe për këdo që vjen pas nesh, ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët”, tha Rama.

Në këtë kontekst, Rama theksoi edhe nevojën që Europa të jetë më e hapur ndaj dijes dhe përvojave që vijnë nga vende dhe rajone përtej kufijve të saj.

“Ka kaq shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë dhe t’i diskutojmë me njëri-tjetrin dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe ta zbatojë”, u shpreh ai.

Mesazhi i kryeministrit në këtë forum u përqendrua te ndërthurja e paqes, zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit dhe dijes si elemente të rëndësishme për ndërtimin e një të ardhmeje me më shumë mundësi për brezat që do të vijnë, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gjermania lejon provimin për shoferët profesionistë edhe në shqip – lehtësohet...

0
Shoferët profesionistë shqipfolës në Gjermani tani mund ta japin në gjuhën shqipe provimin për kualifikimin profesional, i njohur gjerësisht si “Kodi 95”. Shqipja është...