Delegacioni i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, i kryesuar nga rektori, Prof. dr. Armand Krasniqi, së bashku me prorektoret Prof. asoc. dr. Alma Shehu Lokaj dhe Prof. asoc. dr. Vjosa Hajdari Lleshi, si dhe Prof. dr. Ibish Mazreku, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Institutit të Studimeve të Turizmit (ITS) në Maltë. Gjatë takimit u diskutuan fillimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe hapat drejt përgatitjes së një marrëveshjeje që do të përfshijë fusha me interes të përbashkët. Në fokus ishin trajnimet për trajnerë, mundësitë për punë praktike, shkëmbimi i stafit dhe përvojave profesionale, si dhe trajnimet e përshtatura me nevojat e UHZ-së. Si hap vijues, UHZ-ja do të përcjellë propozimet dhe nevojat konkrete, mbi bazën e të cilave ITS do të shqyrtojë mundësitë e mbështetjes dhe format e realizimit të aktiviteteve të përbashkëta.
Në kuadër të forcimit të këtyre lidhjeve, UHZ-ja vlerëson edhe rëndësinë e rolit të Ambasadores së Maltës në Kosovë, shkëqesia e saj, Juliana Scerri Ferrante në promovimin e bashkëpunimit arsimor dhe institucional ndërmjet dy vendeve. Ky bashkëpunim synon të forcojë lidhjen mes përgatitjes akademike dhe praktikës profesionale, duke hapur mundësi të reja për studentët dhe stafin në fushën e turizmit dhe mikpritjes, transmeton UHZ, përcjell helveticALforum.ch.










