BallinaDiasporaJurgen Uldedaj do të mbrojë titullin botëror në Tiranë

Jurgen Uldedaj do të mbrojë titullin botëror në Tiranë

-

Jurgen Uldedaj do të rikthehet në ringun shqiptar për një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës së tij. Më 23 tetor 2026, Parku Olimpik “Feti Borova” në Tiranë do të presë një mbrëmje të veçantë të boksit profesionist, ku kampioni shqiptar do të mbrojë titullin botëror IBO në kategorinë Cruiserweight. Përballë Uldedajt do të jetë australiani Blake Caparello, ish-kampion bote IBO në kategorinë Light Heavyweight dhe një boksier me eksperiencë të konsiderueshme ndërkombëtare. Caparello ka sfiduar edhe Sergey Kovalev për titullin botëror WBO. Uldedaj shkroi historinë më 25 tetor 2025, kur në O2 Arena të Londrës fitoi titullin botëror IBO. Më pas, më 30 maj 2026, në Wembley Arena, ai realizoi me sukses mbrojtjen e parë të brezit. Tashmë, mbrojtja e dytë do të zhvillohet përpara publikut shqiptar, shkruan Shqiptarja. Boksieri shqiptar numëron 22 fitore në karrierën profesioniste, 8 prej tyre me KO/TKO, ndërsa gjatë rrugëtimit të tij ka fituar disa tituj ndërkombëtarë.

Titulli IBO është mbajtur ndër vite nga emra të mëdhenj të boksit botëror, mes tyre Lennox Lewis, Wladimir Klitschko, Tyson Fury, Anthony Joshua, Oleksandr Usyk, Floyd Mayweather Jr. dhe Manny Pacquiao. Eventi organizohet nga “Crown Boxing International” dhe “Blanko Sports”, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Boksit. Përballja Uldedaj-Caparello pritet të jetë një nga netët më të rëndësishme të boksit profesionist të zhvilluara në Shqipëri, me kampionin shqiptar që do të kërkojë të ruajë titullin botëror në shtëpi, transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Yakin flet për Xhakën: E ka kuptuar se ka bërë një...

0
Granit Xhaka nuk është pjesë e grumbullimit aktual të Kombëtares së Zvicrës, pas polemikave të krijuara rreth çështjes së certifikatës së falsifikuar të vaksinimit....