BallinaSportiNdryshim te Kombëtarja Shqiptare, Feta Fetai ftohet në vend të Qazim Laçit...

Ndryshim te Kombëtarja Shqiptare, Feta Fetai ftohet në vend të Qazim Laçit të lënduar!

-

-Kombëtarja shqiptare ka një ndryshim në grupin e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e UEFA Nations League. Mesfushori Qazim Laçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran për këto sfida, për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë ndeshjes së djeshme, ku ka ndjerë një dhimbje akute në nivelin e muskulit fleksor të kofshës.

Në vend të Laçit, pjesë e grumbullimit të Kombëtares do të bëhet Feta Fetai, i cili do të bashkohet me ekipin në vijim dhe do të jetë pjesë e përgatitjeve për ndeshjet e radhës në UEFA Nations League.

Kombëtarja shqiptare ka nisur dje grumbullimin në kuadër të katër ndeshjeve të para në këtë kompeticion ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, me të cilën kuqezinjtë do të përballen në dy takime, transmeton opentv.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Protestë e madhe në New York pas vendimit të Hagës, shqiptarët...

0
Nga Beqir SINA - New York Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar sot pasdite zhvillimin e një proteste...