BallinaArsimiUNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” MIRËPRETI NË VIZITË MIQËSORE PROFESOR NIGEL HALFORD

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” MIRËPRETI NË VIZITË MIQËSORE PROFESOR NIGEL HALFORD

-

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë mirëpriti sot në një vizitë miqësore Prof. Nigel G. Halford, shkencëtar i njohur britanik i bioteknologjisë bimore dhe hulumtues kryesor në Rothamsted Research, qendrën më të vjetër dhe një ndër më prestigjiozet e hulumtimeve bujqësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Profesor Halford u shoqërua gjatë vizitës nga Prof. Dr. Agim Rysha, pedagog dhe hulumtues i spikatur i Fakultetit të Agrobiznesit të UHZ-së, ndërsa u prit nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Armand Krasniqi, Prorektorja, Prof. Asoc. Dr. Alma Shehu-Lokaj, dhe Dekani i Fakultetit të Biznesit, Prof. Dr. Ibrahim Hoxha.

Takimi u zhvillua në një atmosferë tërësisht miqësore, në kuadrin e respektit të ndërsjellë dhe të komunikimit akademik, duke shërbyer si mundësi për njohje më të afërt me punën shkencore të profesor Halfordit dhe me veprimtarinë e Universitetit “Haxhi Zeka”.

Profesor Halford ka mbi tridhjetë vjet përvojë në hulumtimin e gjenetikës së rregullimit metabolik te bimët bujqësore, me fokus të veçantë në përmirësimin e rendimentit, cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Një ndër aplikimet kryesore strategjike të punës së tij është zvogëlimi i formimit të akrilamidit në produktet e grurit, patates dhe thekrës — një fushë me rëndësi të drejtpërdrejtë për industrinë ushqimore dhe për shëndetin publik. Ai është autor i mbi 140 punimeve shkencore dhe i disa librave në fushën e bioteknologjisë së kulturave bujqësore, profesor vizitues në Akademinë e Shkencave Bujqësore të Shanghait, profesor special në Universitetin e Nottinghamit dhe Fellow i Royal Society of Biology.

Universiteti “Haxhi Zeka” vlerëson lart praninë e studiuesve të kalibrit ndërkombëtar në ambientet e tij, duke e konsideruar komunikimin e drejtpërdrejtë mes akademikëve si një prej rrugëve më të natyrshme të shkëmbimit të dijes dhe të afirmimit të institucionit në hapësirën akademike ndërkombëtare, transmeton UHZ, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Përplasjet në BDI/AKI vazhdojnë, kërkohet dorëheqja e Faton Ahmetit, Bujar Osmanit...

0
Përplasjet brenda Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) po thellohen. Pas kritikave të aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët (ASH) ndaj mënyrës së funksionimit të frontit...