
Përgatiti Dashnim HEBIBI
Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, do ta nisë nga Cyrihu turneun e tij më të ri ndërkombëtar, “PASSION & ORIGIN”. Koncerti, që sjell në skenë një ndërthurje të pasionit për muzikën dhe lidhjes së fortë me origjinën, do të mbahet më 10 tetor 2026 në Kongresshaus Zürich.
Rame Lahaj rikthehet para publikut me një projekt të ri artistik, përmes të cilit synon të bashkojë muzikën, emocionin dhe rrënjët e tij shqiptare. Cyrihu është qyteti i parë i turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, duke i dhënë kësaj mbrëmjeje një simbolikë të veçantë, veçanërisht për komunitetin shqiptar në Zvicër. Për tenorin kosovar, performimi para bashkatdhetarëve në vende të ndryshme të botës mbetet gjithmonë një përjetim i veçantë. Edhe këtë herë, Lahaj do t’i ofrojë publikut një repertor të pasur, ku do të ndërthuren këngët shqiptare me repertorin italian dhe francez, si dhe vepra të njohura nga repertori klasik ndërkombëtar që kanë shoqëruar karrierën e tij në skenat prestigjioze botërore.
Në këtë koncert, Rame Lahaj do të shoqërohet nga ARMA Ensemble, duke krijuar një mbrëmje muzikore të konceptuar për të sjellë emocione të fuqishme dhe një përvojë artistike të veçantë.
Koncerti do të mbahet të shtunën, më 10 tetor 2026, në orën 20:00, në Kongresssaal, Kongresshaus Zürich.
Pjesëmarrësit mund t’i sigurojnë biletat për koncertin përmes platformës Ticketmaster ose në faqen zyrtare të artistit. Informacionet e përditësuara për datat dhe qytetet e turneut janë në dispozicion edhe në kanalet zyrtare të Rame Lahajt në rrjetet sociale.
Me “PASSION & ORIGIN”, Rame Lahaj synon të sjellë në skenë jo vetëm fuqinë e muzikës, por edhe një mesazh të lidhjes me origjinën dhe identitetin kulturor. Nisja e turneut nga Cyrihu e bën këtë koncert një takim të veçantë mes artistit kosovar dhe komunitetit shqiptar në Zvicër. Të gjithë artdashësit shqiptarë dhe ndërkombëtarë janë të ftuar të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje muzikore në zemër të Cyrihut.
Biletat për koncertin mund t’i siguroni në linkun;
https://www.ticketmaster.ch/artist/rame-lahaj-tickets/1518073 ose ueb faqen www.ramelahaj.com.
Informatat e përditësuara lidhur me turneun ndërkombëtar i gjeni në rrjetet sociale: https://www.facebook.com/rame.
Ju mirëpresim me shumë dashuri në zemër të Cyrihut!–
Rame Lahaj Foundation
www.rliof.com
Follow us: Instagram I Facebook I You
Perandori Justinian, No. 22
10000 Prishtina, Kosovo










