BallinaAtdheuPDK dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e...

PDK dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

-

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar të hënën në Kuvendin e Republikës së Kosovës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Nisma e PDK-së vjen pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Partia Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar publikisht vendimin, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të papranueshëm.

Përmes kësaj nisme, PDK synon të hapë në Kuvend një proces të shqyrtimit të kornizës ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sipas PDK-së, projektligji është hartuar duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Amendamentin nr. 24 të Kushtetutës, marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse, si dhe në Aktgjykimin KO26/15 të Gjykatës Kushtetuese.

PDK thekson se institucionet e themeluara përmes ligjeve të Republikës së Kosovës duhet të veprojnë në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi, standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe garancitë për një proces të drejtë gjyqësor.

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Kuvendit që ta ushtrojë përgjegjësinë e tij kushtetuese dhe ligjvënëse dhe të shqyrtojë dispozitat që rregullojnë funksionimin e Dhomave të Specializuara.

“PDK do të vazhdojë të ndjekë çdo rrugë demokratike, institucionale dhe ligjore për të kundërshtuar atë që e konsideron padrejtësi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, thuhet në qëndrimin e kësaj partie.

Sipas PDK-së, nisma synon gjithashtu respektimin e standardeve të drejtësisë dhe të garancive për një proces të rregullt në të gjitha fazat e mëtejshme të procedurave, transmeton gmetro.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Përplasjet në BDI/AKI vazhdojnë, kërkohet dorëheqja e Faton Ahmetit, Bujar Osmanit...

0
Përplasjet brenda Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) po thellohen. Pas kritikave të aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët (ASH) ndaj mënyrës së funksionimit të frontit...