
Nga Beqir SINA – New York
Asambleja e 81-të hapet formalisht më 22 shtator me temën “Rivendosja e besimit, transformimi i botës: Një OKB për të gjithë”.
Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë javë në New York, kështu të paktën thoté shtypi amerikan.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i cili informoi gazetarët të premten për axhendën e presidentit, tha se nuk do të ketë as takim dypalësh, as takim informal në krahë.
Njoftimi erdhi vetëm një ditë pasi ambasadori amerikan në Ankara, Tom Barrack, u kishte thënë reporterëve se Trump dhe Erdogan ishin caktuar të takoheshin më 21 ose 22 shtator në New York, në margjinat e Asamblesë.
Shtypi amerikan sot tha se Shtëpia e Bardhë, nuk e konfirmoi kurrë atë pretendim. Megjithatë, axhenda e së premtes publikuar zyra e Trump, e bëri të qartë se takimi nuk do të ndodhë.
Sipas ambasadorit amerikan në OKB, Mike Waltz, Trump, mbërrin në New York, të hënën pasdite për evente politike të lidhura me zgjedhjet e nëntorit në Trump Tower.
Të martën ai flet në Asamblenë e 81-të të Përgjithshme, mban takime dypalëshe me kryeministrin britanik Andy Burnham dhe kryeministren japoneze Sanae Takaichi, dhe ulet në takime bilaterale me liderët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe pret të mërkurën në mbrëmje një pritje për të gjithë udhëheqësit botërorë së bashku me Melania Trump.
Sipas axhendës së kësaj jave Trump, do të takohet edhe me presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodriguez, para se të niset të njëjtën natë për në Uashington.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të mbërrijë në New York, vetëm pasi Trump të ketë ikur, për shkak të orarit të caktuar nga OKB-ja, dhe nuk ndonjë takim me presidentin Trump.
Nuk ka takim dypalësh me Pekinin në margjinat e OKB-së, pasi Presidenti kinez Xi Jinping nuk vjen në New York.
Shtypi amerikan thotë se ai po anashkalon Asamblenë e OKB-së dhe fluturon drejt Uashingtonit, ku takohet me Trumpin më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Trump do ta presë personalisht Presidenti kinez Xi Jinping në bazën ajrore Andrews të mërkurën, pasi të ketë lënë Manhattanin të martën në mbrëmje.
Fotografia tradicionale , familjare e çiftit presidencial me shumë prej udhëheqësve botërorë që marrin pjesë në Asamblenë e 81-të së OKB-së, në axhendën e ngushtë të presidentit amerikan do të jet té mërkurën kur Trump dhe Melania pretën liderët në pritjen “ballo” te mbrëmjes.
Rusinë në Asamblenë e Përgjithshme të 81-të, së OKB-së e përfaqëson ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, i cili drejton delegacionin sipas dekretit të Vladimir Putinit. Putin nuk vjen për shkak të sanksioneve amerikane, ndërsa Lavrov është ai që flet në Asamble dhe fjalimi i tij do të jet rreth 26 shtatorit.
Një zyrtari i Shtëpisë së Bardhë i tha gazetarve dje se fjalimi i Trumpit, në OKB do të nxjerrë në pah marrëveshjet e paqes që administrata e tij ka përfunduar ose po finalizon, përpjekjen që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore dhe ecurinë e planit të tij 20-pikësh për paqen në Gaza.
Ai pritet të flas edhe prerjen e mbi një miliard dollarësh nga buxheti i OKB-së dhe uljen e 3.000 vendeve pune në selinë qendrore.
Mungesa e takimit me Erdoganin, pas sinjalit të kundërt të ambasadorit Barrack, tregon se axhenda e Shtëpisë së Bardhë, në New York, mbetet e ngushtë dhe e “tepër” kontrolluar kësaj radhe.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të përfaqësojë Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila zhvillohet nga 22 deri më 28 shtator. Ai pritet të mbajë fjalën më 25 shtator, ndërsa një ditë më herët do të marrë pjesë në Galanë e Komunitetit Shqiptar organizuar nga AARC në New York.










