BallinaDiasporaPacolli kërkon mbështetje nga BE-ja për reformat mjedisore dhe përafrimin me standardet...

Pacolli kërkon mbështetje nga BE-ja për reformat mjedisore dhe përafrimin me standardet evropiane

-

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me zyrtaren e Komisionit Evropian, Monika Hencsey, ku në fokus ishin reformat mjedisore dhe përafrimi i Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian.

Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencës Ministeriale për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, ku u diskutua për avancimin e Kosovës në përafrimin e legjislacionit në fushën e mjedisit dhe klimës me acquis-in e Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në Kapitullin 27. Gjatë takimit me Monika Hencsey, Drejtoreshë për Diplomaci të Gjelbër dhe Multilateralizëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Mjedisin të Komisionit Evropian, Pacolli prezantoi punën e institucioneve të Kosovës në forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas ministres, në takim u diskutua për forcimin e institucioneve përgjegjëse, avancimin e Inspektoratit të Mjedisit, përmirësimin e monitorimit dhe të dhënave mjedisore, si dhe zbatimin e sistemit MRVA, i cili lidhet me monitorimin, raportimin dhe verifikimin e emetimeve.

Pacolli tha se gjatë takimit ka kërkuar mbështetjen e Komisionit Evropian për rritjen e kapaciteteve institucionale dhe financimin e projekteve në fusha të rëndësishme mjedisore, përfshirë klimën, ujërat, menaxhimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e natyrës.

Sipas saj, mbështetja evropiane është e rëndësishme për avancimin e reformave dhe për zbatimin e projekteve konkrete që synojnë përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.

“Bashkëpunimi me BE-në është thelbësor që reformat mjedisore të shndërrohen në rezultate konkrete për qytetarët dhe një Kosovë më të pastër e më të gjelbër”, ka deklaruar Pacolli përmes një postimi në Facebook.

Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për përafrimin e politikave dhe legjislacionit mjedisor me standardet e Bashkimit Evropian, ndërsa çështjet e klimës, ujërave, mbeturinave dhe mbrojtjes së biodiversitetit mbeten ndër fushat kryesore të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Milano në protestë: “Rama ik!”, jehon edhe thirrja “UÇK! UÇK!”

0
Nga Dashnim HEBIBI Arsim Mulliqaj: Shqipërisë i duhen drejtues me duar të pastra – “Të jemi të bashkuar si komb” MILANO, 20 shtator 2026– Zëri i...